Lohan: Reforma zgjedhore, me debat të gjerë
Kreu i Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, edhe pse ka mbështetur miratimin me një mazhorancë të gjerë, fryt i paktit mes mazhorancës dhe opozitës së ndryshimeve kushtetuese, ka bërë thirrje që reforma zgjedhore të mos miratohet me ngut nga Parlamenti. Duke folur në aktivitetin e organizuar nga lëvizja evropiane edhe OSBE-ja, ambasadori Lohan theksoi se reforma zgjedhore duhet të realizohet nëpërmjet debatit të gjerë në publik dhe të zbatohen kriteret e Bashkimit Evropian. Diplomati gjerman që përfaqëson Brukselin zyrtar në Tiranë, theksoi se "sfida e ligjvënësve shqiptarë është të ndërtojë konsensusin permanent për të arritur ato standarde që e bashkojnë me kërkesat e BE-së.
Dialogu
Ndërkaq, ambasadori Lohan, duke përshëndetur shqiptarët në ditën e Evropës, që u përkujtua dje më 9 maj, theksoi se "kushtet për më tepër dialog ndërkulturor janë hedhur tashmë, pasi Shqipëria është angazhuar që të ndërmarrë e të vërë në zbatim reforma në të gjitha ato fusha që përbëjnë pikat më kyçe të vlerave që ndajmë së bashku". Këtë deklaratë, ambasadori Lohan e bëri gjatë pritjes së organizuar, me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës, ku ishin të pranishëm Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, personalitete të politikës shqiptare, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Duke përshëndetur të pranishmit në këtë pritje, ambasadori Lohan u shpreh se "Dita e Evropës është një rast i privilegjuar në të cilin ne kemi mundësinë të rikujtojmë dy aspektet kryesore të Bashkimit Evropian, bashkimin dhe diversitetin e tij". "Bashkimi gjendet në vlerat e BE-së, të cilat ndahen në të gjithë territorin e saj: paqja, demokracia dhe shteti i së drejtës, si edhe respekti për të drejtat e njeriut. Diversitetin e shohim në mendësitë dhe temperamentet e ndryshme të të gjitha shteteve anëtare, në gjuhët e ndryshme, besimet fetare dhe origjinën etnike. Pra, diversiteti gjendet në këto kultura të ndryshme", tha ambasadori Lohan. Në këtë drejtim, ambasadori Lohan vlerësoi se "Europa po bëhet gjithnjë e më diverse në aspektin kulturor, pasi zgjerimi i Bashkimit Evropian, lehtësimi i ligjeve të punësimit dhe globalizimi e kanë diversifikuar karakterin multikulturor të shumë shteteve anëtare". "Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian e kanë shpallur vitin 2008 si Vitin Evropian të Dialogut Ndërkulturor, duke e kthyer atë në një ftesë për të gjithë ata që jetojnë në Evropë, që jo vetëm t‘i eksplorojnë bukuritë e trashëgimisë sonë të pasur kulturore, por edhe të mësojnë nga traditat e ndryshme të të tjerëve. Por ky dialog mes kulturave nuk ndalon në kufijtë e Bashkimit Evropian: 2008-ta është shpallur edhe viti euromesdhetar i Dialogut mes Kulturave", tha ambasadori Lohan.