Bosch: Kuvendi rrezikon të cenojë pavarësinë e Prokurorisë
Ligji mbi prokurorinë, miratuar në dhjetorin e vitit të shkuar, i lë të hapur mundësinë Kuvendit të vërë në rrezik pavarësinë e prokurorisë në të ardhmen. Ky është konstatimi i kreut të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch. Sipas tij, edhe pse shumë prej ndryshimeve të miratuara rishtazi mund të shërbejnë për përmirësimin e kornizës ligjore për ndjekjen penale, ka edhe disa të tjera që mund të keqpërdoren nga Kuvendi. Sakaq, në vlerësimin e Bosch kritikat e prokurorëve për heqjen e imunitetit dhe masat disiplinore janë të pajustifikuara. Në rrëfimin e tij, Bosch thekson rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, teksa sqaron se OSBE-ja nuk ka asnjë përgjegjësi për procesin e kartave të identitetit. Ambasadori bën gjithashtu thirrje për luftë të fortë ndaj korrupsionit në sistemin gjyqësor.
Zoti Bosch, u bë pothuajse një vit e gjysmë që ju jeni në Shqipëri si kryetar i Prezencës së OSBE-së. Çfarë përshtypjesh keni krijuar për politikën shqiptare?
Ju sigurisht e kuptoni se unë nuk dua të hyj mes debateve të hollësishme midis partive politike, aq më tepër që jemi vetëm pak muaj larg zgjedhjeve parlamentare. Kam parë me kënaqësi se gjatë periudhës që kam qenë këtu, partitë filluan të flisnin e të bashkëpunonin për të bërë të mundur reformat e nevojshme, çka përbën një zhvillim shumë pozitiv. Megjithatë, ajo çfarë ende më çudit janë shkëmbimet shpesh të ashpra fjalësh mes kundërshtarëve politikë. Dhe për të ndryshuar pak temën, këtu politika ende dominohet në një masë të madhe nga burrat, me ca përjashtime të vogla. Nuk është se dua të bëj ndonjë lidhje, por megjithatë, për momentin nuk shoh që të ketë një masë të madhe grash në poste drejtuese në arenën politike. Fakti që nga 140 deputetë vetëm dhjetë janë gra nuk është gjë e mirë. Besoj se mundësitë reale që gratë të përfaqësohen në politikë përbëjnë një tregues kyç për çdo demokraci moderne në lulëzim dhe si rrjedhim edhe një aspekt përbërës të procesit të demokratizimit në vend.
Jemi më pak se katër muaj para zgjedhjeve të ardhshme të 28 qershorit. Çfarë duhet të bëjë më shumë qeveria, me qëllim që të garantojë mbajtjen e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare?
Pikësëpari, lexuesit tuaj duhet të jenë informuar se në Tiranë ka ardhur për vizitë një Mision i OSBE/ODIHR-it për vlerësimin e nevojave dhe se ai është takuar me aktorë vendas, me qëllim që të vlerësojë situatën parazgjedhore. Në kohën e duhur do të shohim edhe mbërritjen e një Misioni afatgjatë të ODIHR-it, kurse më vonë do të shohim një numër të madh vëzhguesish afatshkurtër. Për t‘i ardhur në ndihmë medias së gjerë shqiptare dhe publikut në përgjithësi, është e rëndësishme të theksohet se pyetjet specifike që lidhen me përgatitjen e zgjedhjeve dhe vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve duhet t‘u drejtohen OSBE/ODIHR-it dhe misionit të monitorimit që do të vijë. Pra, që t‘i përgjigjem pyetjes suaj më në përgjithësi, do të thosha se si qeveria, ashtu edhe opozita, së bashku kanë një rol të rëndësishëm për garantimin e përmbushjes së standardeve ndërkombëtare për sa i përket zgjedhjeve të qershorit - sidomos për sa i përket krijimit të besimit të publikut te ky proces. Mendoj se komisioni i posaçëm ndërpartiak, i ngritur së fundmi për monitorimin e përgatitjeve për zgjedhjet, është qartësisht një lëvizje pozitive në këtë aspekt. Këshilla, apo le të themi inkurajimi më i mirë që unë mund të jap, është që të gjithë aktorët vendas të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe ta lënë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të vazhdojë të bëjë punën e vet, pa ndërhyrje politike, apo ndërhyrje të ndonjë lloji tjetër. Ata, sigurisht, që duhet të veprojnë në përputhje si me përmbajtjen, ashtu edhe me frymën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kodin Zgjedhor dhe ligje të tjera që rregullojnë procesin zgjedhor. Më lejoni, gjithashtu, të them se kjo do të thotë se partitë duhet t‘i rezistojnë tundimit për t‘u përpjekur që të ndikojnë se si ju, gazetarët, të bëni punën tuaj.
Procesi i kartave të identitetit duket sikur është më i ngadaltë sesa parashikohej. Si e shikon OSBE-ja këtë proces dhe a keni besim se populli shqiptar do t‘i hedhë përfundimisht pas krahëve problemet me zgjedhjet?
Siç thashë edhe më sipër, gjithçka që mund të bëj është që të shpresoj se shqiptarët do të jenë përfundimisht në gjendje që t‘i lënë përfundimisht pas problemet e zgjedhjeve të mëparshme. Megjithatë, në fund të fundit, kjo kuptohet që do të varet shumë nga aftësia e aktorëve vendas të përfshirë në këtë proces për ta bërë punën e tyre siç duhet. Megjithëse ne nuk kemi luajtur ndonjë rol në procesin e kartave të identitetit e as nuk kemi ndonjë përgjegjësi për të, e ndiej se duhet të paktën t‘i inkurajoj gjithë aktorët vendas që ta çojnë përpara procesin e administrimit të zgjedhjeve. Gjithë aktorët vendas e kanë për detyrë të garantojnë marrjen e vendimeve më të mira dhe që zgjedhjet e ardhshme të mos kthehen në një tjetër "mundësi të humbur". Parakushtet janë ende të favorshme që këto zgjedhje të bëhen "zgjedhje për t‘u shënuar" dhe vërtet besoj se që të gjithë ata që janë të përfshirë në proces janë më se të aftë të kujdesen që këto zgjedhje të jenë vërtet të tilla. Më lejoni të jem më i qartë - ka ende kohë për të prodhuar karta identiteti dhe pasaporta biometrike të mjaftueshme, me qëllim që zgjedhjet të mbahen pa problemin e mospasjes së një dokumenti të vlefshëm për të votuar. Jam i sigurt se qeveria po punon shumë ngushtë me kompaninë e kontraktuar për prodhimin e kartave të identitetit për ta garantuar këtë. Kam gjithashtu besim se të gjitha njësitë e pushtetit vendor do ta bëjnë siç duhet punën e tyre, pavarësisht ngjyrimeve politike, për garantimin e një procesi pa pengesa. Përveçse do t‘i inkurajoja të gjithë shqiptarët që kanë nevojë për kartë identiteti që të aplikojnë e ta marrin atë, çfarë do të sugjeroja unë për përmirësimin e këtij procesi? Do të ishte mirë që të shihnim një intensifikim të konsiderueshëm të fushatës së ndërgjegjësimit publik, në mënyrë që më në fund të shohim që publiku të jetë më aktiv në aplikimin për karta identiteti. Vetë qytetarët duhet të jenë vërtet më aktivë, si për të aplikuar për karta identiteti, ashtu edhe për të parë listat paraprake të zgjedhësve, të cilat janë publikuar tashmë në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme, janë afishuar pranë zyrave të gjendjes civile të njësive të pushtetit vendor, si dhe pranë qendrave të caktuara të votimit.
Një tjetër çështje e rëndësishme ka qenë ligji për pastrimin e figurave, për të cilin OSBE-ja ka folur e ka pasur vërejtjet e veta. A duhet të rishikohet ky ligj, sipas jush, para se të miratohet? Çfarë cenon ky ligj? Si duhet të veprojë qeveria me qëllim që të ketë një ligj të plotë për një çështje kaq delikate?
Që ta themi thjesht, besoj se ky ligj ngre vërtet një shqetësim të madh, si nga ana procedurale, ashtu edhe nga ajo e përmbajtjes. Duhet të ishin zhvilluar patjetër konsultime shumë më të gjera politike dhe publike para miratimit të këtij ligji. Kjo ishte edhe arsyeja se pse ne e inkurajuam qeverinë në mënyrën më të fuqishme të mundshme, që t‘i rishikonte pasojat ligjore dhe politike të ligjit dhe i kërkuam që të ftonte disa ekspertë për ta parë atë. Ashtu siç e kam thënë edhe më parë publikisht, nuk jam kundër një ligji të tillë, por ai duhet të jetë në përputhje me shtetin e të drejtës dhe dispozitat përkatëse të Kushtetutës së Shqipërisë dhe duhet të respektohen plotësisht standardet e pranuara ndërkombëtare. Thjesht do të dëshiroja t‘u kujtoja të gjithëve konkluzionet e Këshillit Evropian të dhjetorit të shkuar, ku BE-ja theksoi rëndësinë e shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së gjyqësorit si pjesë të kritereve politike për hyrjen në BE. Ne tani e dimë se Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar zbatimin e ligjit, derisa ajo të dalë me një qëndrim përfundimtar. Mendoj se Gjykata duhet përgëzuar për mbajtjen e këtij qëndrimi. Megjithëkëtë, ndihem i sigurt se të gjithë aktorët politikë do të kujdesen për ta respektuar solemnisht këtë vendim gjykate, ashtu siç do të kujdesen për respektimin e vendimit të formës së prerë të gjykatës. Çdo koment publik nga aktorët vendas apo ndërkombëtarë gjatë kësaj periudhe të ndërmjetme mund të shihet vetëm si një ndërhyrje e panevojshme dhe e padëshiruar në një proces të rregullt ligjor dhe ajo çka është më e rëndësishme, në ndarjen kushtetuese të pushteteve. Mendoj se të gjithë e dinë se komuniteti ndërkombëtar si këtu, ashtu edhe në kryeqytetet evropiane, po e ndjek me shumë vëmendje këtë çështje. Pa paragjykuar vendimin e gjykatës, ashtu si Këshilli i Evropës dhe BE-ja, edhe ekspertët e OSBE-së janë të gatshëm t‘u ofrojnë këshillim dhe asistencë autoriteteve shqiptare në gjetjen e mënyrave për arritjen e objektivit të ligjshëm të trajtimit të së shkuarës, në përputhje të plotë me standardet aktuale përkatëse vendase dhe ndërkombëtare.
Pak muaj më parë, qeveria krijoi një problem "artificial" me prokurorinë. Sipas mendimit tuaj, cilat ishin shkaqet që çuan në këtë konflikt? A mos e kufizon gjë veprimtarinë e prokurorisë ligji mbi prokurorinë, i hartuar nga Ministria e Drejtësisë?
Nuk besoj se dëshiroj t‘i futem një diskutimi të hollësishëm të faktit nëse u krijua një problem "artificial" me prokurorinë ose jo. Kjo është analiza juaj e kësaj çështjeje, të cilën ju natyrisht keni të drejtën tuaj ta bëni. Do t‘i përgjigjesha pyetjes suaj si më poshtë. Mendoj se ligji sjell disa përmirësime në strukturën e prokurorisë, duke ngritur ndërkaq disa pyetje të rëndësishme rreth ndërhyrjeve të mundshme të degëve të tjera të qeverisë mbi këtë institucion në thelb gjyqësor. Edhe pse shumë prej ndryshimeve të miratuara rishtazi mund të shërbejnë për përmirësimin e kornizës ligjore për ndjekjen penale, ka edhe disa të tjera që mund të keqpërdoren nga Kuvendi, duke vënë kështu në rrezik pavarësinë e prokurorisë në të ardhmen. Një shqetësim tjetër është koha e pamjaftueshme që u vu në dispozicion për mbajtjen e konsultimeve publike rreth ligjit të ri, duke pasur parasysh që ligji u depozitua në Kuvend më 10 dhjetor 2008 dhe u miratua më 29 dhjetor 2008. Megjithëkëtë, kritikat e bëra nga prokurorët për heqjen e imunitetit të tyre dhe procedurat e ankimimit për masat disiplinore, duket se janë kryesisht të pajustifikuara.
Flitet shumë për reformat në sistemin gjyqësor, por nuk është bërë shumë në këtë drejtim. Çfarë ndihme mund të ofronte OSBE-ja në këtë drejtim dhe si e vlerësoni performancën e qeverisë në lidhje me përparimet e bëra në procesin e reformave?
Duhet të jetë e qartë, pikësëpari, se procesi i reformës gjyqësore mund të dalë me sukses vetëm në qoftë se në të luajnë një rol të plotë dhe aktiv shumë sektorë të shoqërisë. Ja pse nuk është aspak e dobishme po të shprehemi se ky apo ai institucion nuk ka pasur një performancë të mirë në këtë drejtim. Për mua është e qartë se procesi i reformës gjyqësore nuk ka përfunduar ende dhe mendoj se ka pak gjasa që ky proces të mbyllet përpara zgjedhjeve. Mendoj se raporti i progresit për Shqipërinë i Komisionit Evropian për vitin 2008 ua bëri të qartë të gjithë aktorëve vendas se "procedurat gjyqësore ende mbeten të ngadalta dhe shfaqin mungesë transparence". Pra, besoj se mesazhi është i qartë. Në realitet, masa të tilla si i shumëdiskutuari ligj për pastrimin e figurave mund të shihet si një ligj që mbart rreziqe për pavarësinë e gjyqësorit dhe prokurorisë. Duhet të hyjnë në rrugën e zgjidhjes edhe shumë elemente të tjera të procesit të reformës gjyqësore, me qëllim që drejtësia të bëhet më e paanshme dhe më transparente. Për shembull, korrupsioni brenda gjyqësorit duhet luftuar sa më shpejt dhe me sukses. Që ta përsëris edhe një herë, një reformë gjyqësore e vërtetë dhe domethënëse nuk ka të bëjë vetëm me rishkrimin e të ashtuquajturave ligje organike që rregullojnë veprimtarinë e organeve gjyqësore. Pra, ajo çka është më e rëndësishme, është të shohim se si funksionojnë këto organe në praktikë.
Me fjalë të tjera, deri në çfarë mase zbatohen ligjet procedurale? Madje, në çfarë mase është i mundur edhe zbatimi i tyre?
Sipas mendimit tim, nëse ligjet nuk zbatohen, atëherë ose vetë ligjet duhen ndryshuar, ose gjyqtarëve, prokurorëve dhe të tjerëve u duhet dhënë një shtytje e mirë, me qëllim që të fillojnë e t‘i zbatojnë ato siç duhet. Diçka tjetër që duhet pasur parasysh është që kjo nuk është thjesht çështje e ndryshimit të strukturave organizative brenda këtyre organeve. Po t‘i shohim çështjet nga ky këndvështrim, do të thotë se e kemi keqkuptuar mbarë procesin e reformës. Problemi i vërtetë i gjykatave dhe prokurorive nuk qëndron në individët e punësuar pranë këtyre institucioneve apo mbikëqyrësit e tyre, por qëndron në mënyrën si sillen ata gjatë përgatitjes së proceseve gjyqësore dhe gjatë gjykimeve. Nuk mjafton më thjesht qasja e të konsideruarit "detyrë e kryer", e cila është përdorur në vitet e kaluara. Kështu që mesazhi im i thjeshtë është "zbatim, zbatim, dhe përsëri zbatim". Objektivi kryesor i reformës sonë gjyqësore qëndron në dhënien e ndihmesës autoriteteve vendase për nxitjen e funksionimit të duhur të sistemit ligjor. Për shembull, ne kemi nxjerrë një analizë të gjerë të sistemit ligjor, në të cilin përfshihen rekomandime për reformë dhe mënyrat si mund të ndihmojmë për zhvillimin e institucioneve ligjore, e veçanërisht të gjykatave, prokurorive, noterive, zyrave të përmbarimit dhe avokatëve. Për të përmirësuar njohjen dhe zbatueshmërinë e standardeve të etikës gjyqësore, kemi nisur një numër projektesh me objektiva të qarta. Projekti për zhvillimin e gjykimit të drejtë po ndjek dhe analizon punën e gjykatave e prokurorisë, si dhe atë të policisë, në atë që ka të bëjë me arrestimet dhe hetimin e veprave penale. Analiza u bë nga prizmi i standardeve vendase dhe ndërkombëtare për gjykimin e drejtë dhe më pas u botua në formën e raporteve që përfshinin rekomandime konkrete për përmirësimin e procesit. Kështu që, për ta përmbledhur, besoj se Prezenca po punon pa u lodhur së bashku me institucionet e tjera ndërkombëtare, për ta ndihmuar vendin në procesin e reformës gjyqësore.
Gërdeci
"Municionet, do t‘u
ndihmojmë në asgjësim"
Ambasadori i OSBE-së mori pjesë dje në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës së Rehabilitimit për Gratë dhe Fëmijët e Gërdecit. Qendra do të shërbejë si kopsht për fëmijët, kurse kompjuteri e rrobaqepësie për të rejat, si dhe do të ketë edhe zyrën e psikologut. "Në Shqipëri ka ende municione të rrezikshme dhe ne po ndihmojmë qeverinë për asgjësimin e tyre dhe shmangien e tragjedive si ajo e Gërdecit", u shpreh Bocsh. Për momentin, vijoi ai, është e rëndësishme t‘u kthehet buzëqeshja fëmijëve e më pas rehabilitimi i plotë i zonës, që u trondit nga shpërthimi i 15 marsit. Qendra "Vizion" është ngritur në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe organizata joqeveritare.