Dade: Berisha nuk i dëgjon sugjerimet e ndërkombëtarëve
Partia Socialiste i sugjeroi dje mazhorancës dhe Kryeministrit Sali Berisha që të dëgjojë këshillat dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian. Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në selinë rozë, Arta Dade, deklaroi se Kryeministri gjithnjë ka refuzuar të dëgjojë këshillat e Brukselit. Sipas saj, atij i mbetet shumë pak kohë tani që ta bëjë këtë gjë dhe aq më pak të përkthejë shqetësimet dhe sinjalet që vijnë nga BE. Dade iu referua deklaratave të komisionerit Olli Rehn, por edhe të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Shefer, të cilët, sipas saj, ripërsëritën nevojën dhe domosdoshmërinë e seriozitetit për plotësimin e kushtit për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për rezultate në luftën kundër korrupsionit. Dade nënvizoi se komisioneri Rehn ka tërhequr vëmendjen dhe për plotësimin e kushteve të tjera para aplikimit për statusin e vendit kandidat, duke rekomanduar se do të ishte e mençur të aplikohej pasi Shqipëria të japë prova se po zbaton MSA-në. Sipas saj, Komisioni Evropian kërkon të shohë stabilitet politik të nevojshëm dhe pjekuri demokratike, në mënyrë që Shqipëria të lëvizë drejt hapit tjetër. "Paralajmërimi se këto detyra duhen marrë seriozisht në mënyrë që aplikimi të mos qëllojë mbrapsht, por të shtrojë rrugën për marrjen e statusit duhet të ftohë pasionet dhe demagogjinë elektorale të Sali Berishës", tha Dade.
Në lidhje me këtë çështje, Kryeministri ka bërë të ditur se nuk tërhiqet, edhe pse nga sinjalet dhe këshillat që vijnë nga drejtuesit e BE-së është që Shqipëria të mos nxitohet për ta hedhur këtë hap. Sipas tyre, Shqipëria ka ende përpara një provë për të dhënë dhe duhet të angazhohet në realizimin e saj, siç janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të muajit qershor.
"Ai duhet t‘ju garantojë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo zvarritje të procesit për pajisjen e votuesve me kartat e identitetit", tha Dade ndër të tjera. Sipas saj, nuk i shërben aspak stabiliteti politik vulgariteti i sulmit ndaj opozitës, po aq sa nuk i shërben integrimit në BE sulmi ndaj institucioneve. Selia rozë është kritike ndaj qeverisë për sa i përket hapit për të kërkuar nga BE-ja që të marrë statusin e kandidatit, pasi, sipas saj, kjo është vetëm një kartë elektorale.