KQZ miraton afatet kohore të regjistrimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të autorizojë një person të veçantë për të ndjekur nga afër procesin e mbledhjes së firmave që kandidatët apo partitë politike janë të detyruar t‘i dorëzojnë në KQZ. Pavarësisht parashikimit në draftin fillestar që ky proces i mbledhjes së deklaratave të qytetarëve të bëhej në prani të anëtarëve të KQZ-së, procesi shumë i gjatë ka detyruar anëtarët që këtë detyrë t‘ia delegojnë një personi të autorizuar nga vetë ajo për të qenë i pranishëm në të gjitha KZAZ-të. Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, kërkoi që të jetë KQZ-ja ajo që ta ndjekë direkt këtë proces, por ideja u kundërshtua jo vetëm nga të djathtët në KQZ, por edhe nga Ristani. Kreu i KQZ-së tha se nëse është KQZ-ja ajo që e ndjek këtë proces, atëherë ajo s‘mund të merret me ndonjë gjë tjetër, ndërsa përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, tha se ideja e Gjonçajt pengon punën dhe njëkohësisht vështirëson mundësinë që partitë jo parlamentare të hyjnë në këtë proces, pasi bëhet i parealizueshëm. Sipas vendimit të KQZ-së, partitë politike duhet të publikojnë listat e kandidatëve 40 ditë para zgjedhjeve, ndërsa koalicionet, 45 ditë.
Partitë jo parlamentare duhet të mbledhin dhjetë mijë firma, ndërsa koalicionet 15 mijë firma. Po dje, KQZ-ja miratoi draftin për emërimin e ekspertëve kontabël. 45 ditë pas zgjedhjeve, KQZ-ja do të nisë nga puna për verifikimin e financimeve të tyre gjatë fushatës, ndërsa sot merret në shqyrtim emërimi i anëtarëve të KZAZ-ve.