E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosch: Momenti që PD e PS të ulen, të arrijnë një kompromis



Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch shprehet se aktualisht është momenti që maxhoranca dhe opozita të ulen dhe të arrijnë një kompromis. Duke folur nga një forum në qytetin e Vlorës, “Europa ndërmjet meje dhe teje”, Bosch u shpreh se mesazhi i ardhur nga Rezoluta e Parlamentit Europian është i qartë për të dyja palët. “E përmenda gjithashtu, që në një mënyrë që një demokraci të zhvillohet dhe të funksionojë duhet në të gjitha nivelet, si në nivel parlamenti, edhe bashkie. Duhet që palët të ulen të gjitha së bashku dhe të arrijnë një kompromis. Kjo fjalë e shpjegon që duhet arritur në një pikë të përbashkët dhe nuk duhet arritur në një pikë që çdo palë mund të mbetet e lumtur nga ajo çka mund të arrihet. Dhe ky është parimi i përgjithshëm i një demokracie, që të gjitha palët të ulen së bashku dhe të arrijnë kompromisin. Dhe nëse nuk është e mundur që të arrihet një kompromis, atëherë është e mundur që maxhoranca vendos, pasi është shumica. Megjithatë duhen bërë përpjekje për kompromis”, deklaroi Ambasadori i OSBE-së. I pyetur nëse maxhoranca mund të vendosë e vetme, Bosch iu përgjigj se “unë e thashë që maxhoranca në një sistem demokratik mund të vendosë, por gjithashtu përmenda se duhet të jetë një kompromis, duhet të ketë një bashkëpunim dhe një dialog midis palëve. Kjo është mënyra se si në fund, maxhoranca mund të vendosë. Mesazhi im është të gjendet një kompromis”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›