E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Rama do të shtyjë zgjedhjet lokale



Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e quajti destruktive politikën e ndjekur nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili sipas tij, me qëndrimin aktual po konfirmon se ka vetëm një skemë politike, tentativën për të shtyrë sa më shumë zgjedhjet e ardhshme lokale dhe i kërkoi atij të kthejë kurs në politikën që po ndjek. “Përfundimisht Shqipëria e cila u votua dje në rezolutën e Parlamentit Europian, është Shqipëria e shtetit ligjor, është Shqipëria e nenit 178 të propozuar e të miratuar nga Edi Rama vetë, nën të cilin ai duhet t’i bindet si gjithë të tjerët. Ky ligj do vazhdojë të funksionojë në shtetin shqiptar, sigurisht nuk do të ketë asnjë hezitim për ta zbatuar”, u shpreh Vasili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›