E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metalla: Rama refuzon përgjegjësitë



Deputeti i Partisë Demokratike Osman Metalla reagoi dje pas deklaratës së kreut të opozitës Edi Rama sipas të cilit Rezoluta e PE-së njeh hetimin e fletëve të votimit. Metalla tha se “Rama hodhi poshtë në përgjithësi Rezolutën dhe sidomos pikën 6 të saj”. Deputeti i PD-së tha më tej se ligji shpreh se fletët e votimit duhet të digjen. “Na duhet t’i kujtojmë zotit Rama se ligji zgjedhor në nenin 178 të tij saktëson se materialet zgjedhore janë procesverbalet e votimit, tabelat dhe procesverbalet e numrit të fletëve të votimit, dhe jo fletët e votimit. Po ky nen saktëson se, me marrjen e kutive të votimit dhe fletëve të votimit të gjitha fletët e votimit dhe kundrafletët digjen nën mbikëqyrjen e KQZ-së”, shtoi Metalla. Sipas deputetit të PD-së Rama “refuzoi të marrë përgjegjësitë e qarta që i kërkon ky dokument”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›