Masakra e Durrësit,reagon Sindikata e Policëve

Pas vrasjes së katër policëve në Durrës, Sindikata e Punonjësve të Policisë së shtetit shqiptar kërkon nga shteti vëmendje të veccantë ndaj problemeve që kanë punonjësit e Policisë së Shtetit. Sadetin Fishta, kreu i kësaj sindikatë, ka deklaruar se është e pafalshme që policët të punojnë dhe të riskojnë jetën e tyre pa sigurime shëndetësore. Sindikata e Punonjësve të Policisë kërkon përpilimin e kontratave të sigurimit personal në punë, dhe shuma të mos jetë më pak se 6 milionë lekë. Mes disa kërkesash të tjera theksohet dhe ajo për rikthimin e ligjit për pensionin sumplementar të policëve .
Fishta gjithashtu është shprehur se ngjarja e paprecedentë që ka ndodhur ne qytetin e Durresit, kërkon një vleresim të ri nga të gjitha strukturat e shtetit , jo thjesht nga ana profesionale, por edhe në aspektin e mangësive, kushteve të punës dhe vështirësive logjistike .