Miratohen pagat e inspektorëve në KZAZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të kalojë për miratim sot dy projektvendime që kanë të bëjnë me zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Vendimi i parë ka të bëjë me administrimin e materialeve zgjedhore që do të përdoren në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Materiali i dytë ka të bëjë me "miratimin e strukturës së pagës për inspektorët dhe ndihmësinspektorët e Zyrave Rajonale Zgjedhore. Pritet që në mbledhjet e ardhshme të paraqitet edhe projektbuxheti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procesin e ardhshëm elektoral. Pasi kjo etapë të mund të jetë përmbyllur do të mësohet kostoja totale e procesit zgjedhor.