Lohan: MSA, fillimi i një epoke të re mes Shqipërisë dhe BE-së
Kryetari i Delegacionit Evropian në Shqipëri, Helmuth Lohan, konfirmoi dje në qytetin e Vlorës angazhimin e Bashkimit Evropian për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit, ndërkohë që vlerësoi se, pas hyrjes në fuqi të MSA-së, marrëdhëniet e ndërsjella kanë hyrë në një fazë të re.
"Hyrja në fuqi më 1 prill e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, përbën fillimin e një epoke të re në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian", theksoi Lohan në një takim që zhvilloi dje në mesditë në Vlorë, me komunitetin lokal të biznesit. Ai tha se, pas këtij momenti historik, do të ketë detyrime më të mëdha, por edhe pritshmëritë për Shqipërinë, do të jenë gjithashtu më të mëdha. Lohan zhvilloi dje një vizitë edhe në Fier, ku u fokusua te projektet e financuara nga Bashkimi Evropian në fushën e mbrojtjes së mjedisit.