Bosh: “Korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë sektorë të jetës në Shqipëri”
Ambasadori i OSBE-së: “Gjyqësori duhet të jetë i pavarur nga ndikimet politike”. Prokurorët: Imuniteti i shumë personave është pengesë për hetimin e korrupsionit
sa raporte të kohëve të fundit, korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë sektorë të jetës në Shqipëri”, - është shprehur Bosh, ndërsa theksoi se korrupsioni evidentohet qartë në disa sektorë, ku nuk ka aspak transparencë. “Dua të them që problemi i parë është mungesa e transparencës për të përcaktuar qartë të drejtat e pronës. Megjithatë, shqetësim mbetet edhe transparenca e financimit të partive”, - theksoi Bosh, i cili duke iu referuar Kodit Zgjedhor, shtoi se megjithëse parashikohet roli i KQZ-së për zbardhjen e financave të partive, ende kjo nuk është bërë e mundur plotësisht. “Edhe pse Kodi Zgjedhor e parashikon se në bazë të tij, Komisioni Qendror Zgjedhor ka për detyrë të bëjë balancë, i mungojnë instrumentet për të hetuar burimin e financimit të partive. Po kështu, angazhimi i disa institucioneve në luftën kundër korrupsionit, shpeshherë nuk reflektohet në mënyrën e duhur për zbatimin e ligjit”, - është shprehur Bosh.
Ambasadori i OSBE-së theksoi gjatë fjalës së tij se korrupsioni dëmton më shumë shtresën e mesme dhe të varfër të shoqërisë. “Korrupsioni rrit informalitetin, rrit taksat, duke dëmtuar kështu shtresën e mesme dhe të varfër të popullsisë. Kjo ditë duhet të shërbejë për të krijuar një shoqëri llogaridhënëse”, - është shprehur Bosh. Për të luftuar këtë fenomen në shumë sektorë të jetës në vend, diplomati mendon se duhet një gjyqësor i pavarur plotësisht nga politika dhe segmente të tjera. “Lufta nuk mund të fitohet pa një gjyqësor funksional. Gjyqësori shqiptar duhet të jetë plotësisht i pavarur. Gjyqësori duhet të jetë i pavarur nga ndikimet politike, por dhe gjyqtarët nuk mund të blihen apo t’u bëhet presion nga palët në gjykim. Kohët e fundit kemi parë një mungesë transparence në trajtimin e rasteve të dyshuara për korrupsion. Kjo i sjell Gjyqësorit një reputacion të keq, krijon një hije dyshimi për personat e pafajshëm, të cilët janë akuzuar për korrupsion. Nuk duhet në asnjë mënyrë t’u bëhet presion gjyqtarëve. Politika duhet të rrijë larg sistemit gjyqësor”, - u shpreh ambasadori i OSBE-së, Robert Bosh, gjatë konferencës “Bashkë kundër korrupsionit”.
Prokurorët
Ndërsa përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja, tha gjatë fjalës së tij se imuniteti që gëzojnë shumë persona është pengesë për hetimin e korrupsionit, i cili është i përhapur në nivelet më të larta të shoqërisë. “Niveli i korrupsionit është i përhapur si në nivelin e ulët, edhe në atë të lartë, dhe mbetet një problem shqetësues. Korrupsion ka në të gjitha nivelet dhe një pjesë e njerëzve kanë nisur ta shohin atë si diçka normale”, - u shpreh Kraja.
Në këtë takim ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të shoqërisë civile, por edhe të Gjyqësorit, u tha se gjatë këtij viti janë sekuestruar 4 milionë euro me vendim gjykate, nga të cilat 3.1 milionë euro janë transaksione të dyshimta.
10 Dhjetor 2009