E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosh: “Monitoruesit e zgjedhjeve do të vijnë më 15 mars”



Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh, ka bërë të ditur dje për mediat se monitoruesit e zgjedhjeve do të vijnë në Shqipëri më 15 mars. Bosh është shprehur i gatshëm t’i përgjigjet ftesës së vazhdueshme të qeverisë shqiptare për të sjellë sa më shumë vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. “Monitoruesit e ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri pritet të mbërrijnë në Tiranë në datën 15 mars 2009. Qeveria shqiptare ka përsëritur vazhdimisht se duhet të ketë sa më shumë vëzhgues që të jetë e mundur në zgjedhjet parlamentare. Ju e dini se ODIHR-i është ai që bën vëzhgimin e zgjedhjeve dhe ata fillojnë me një mision të vlerësimit të nevojave”, - është shprehur Bosh për mediat, ndërsa ka garantuar se Shqipëria është gati për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Nga ana tjetër, Robert Bosh ka kërkuar nga qeveria thellimin e masave për të luftuar korrupsionin dhe konfliktin e interesit.

25 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›