ILDPK-ja: Zyrtarët te deklarojnë të ardhurat e siguruara nga qiradhënia e pronave të tyre
Mungesa e deklarimit të të ardhurave nga ky aktivitet sjell shmangien e detyrimeve fiskale. Inspektorati do të bëjë hetim administrativ në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
Shaban Sulçe
Në rastet kur gjatë plotësimit të deklaratave të pasurisë, zyrtarët dhe pushtetarët nuk do të deklarojnë të ardhurat që sigurojnë nga qiradhënia e pronave dhe objekteve të tyre, ata do të ndiqen penalisht pasi një veprim i tillë do të konsiderohet fshehje e pasurisë. Për këtë arsye, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive do të bashkëpunojë ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për të verifikuar objektet e zyrtarëve që jepen me qira dhe të ardhurat e siguruara nga ky aktivitet. Sipas kryeinspektorit Adriatik Llalla, ILDKP do të konsiderojë si fshehje të pasurisë rastet e mosdeklarimit të të ardhurave të fituara nga zyrtarët nëpërmjet qiradhënies. “ILDKP ka konstatuar se disa prej subjekteve deklarojnë se sigurojnë të ardhura nga dhënia me qira e objekteve të ndryshme. Këto raste janë në proces verifikimi nga ana e Inspektoratit të Lartë, me qëllim verifikimin e shlyerjes së detyrimeve fiskale për të ardhurat që subjektet deklarojnë se realizojnë nga dhënia me qira e objekteve, verifikim i cili realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”, - ka thënë inspektori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Fenomeni
Prej disa javësh, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka vënë në zbatim strategjinë e saj, e cila përmban masa më të forta kontrolluese përsa i përket zbatimit të ligjit mbi konfliktin e interesave në institucioneve publike. Gjatë kësaj periudhe, inspektorët e ILDKP-së kanë konstatuar se disa prej subjekteve deklarojnë se sigurojnë të ardhura nga dhënia me qira e objekteve të ndryshme që kanë në zotërim. Por interesant është fakti se në këto deklarata mungojnë shifrat dhe të ardhurat që zyrtarët sigurojnë nga ky aktivitet. Një gjë e tillë konsiderohet shkelje e ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe atij të ligjit për deklarimin e pasurisë. Kjo pasi zyrtarët jo vetëm që fshehin pasurinë dhe të ardhurat që sigurojnë, por edhe u shmangen shlyerjeve të detyrimeve fiskale që sigurojnë nga dhënia me qira e objekteve të ndryshme që kanë në zotërim.
Takimi
Deklarata e Llallës është bërë gjatë takimit të zhvilluar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, e cila ???????????lançoi përfundimin me sukses të trajnimit të 200 zyrtarëve të niveleve të ndryshme për parandalimin e konfliktit të interesave. Ky trajnim u bë pas bashkëpunimit të ILDKP-së me OSBE-në dhe Institutin e Trajnimit të Administratës Publike (ITAP). Në fokus të trajnimeve ishin punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit, si dy prej institucioneve qendrore me numër të madh dhe shpërndarje të gjerë punonjësish, si edhe zyrtarë të ALUIZNI-t, Zyrës Qendrore të Pasurive të Paluajtshme dhe Agjencisë Qendrore për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, si institucione me risk të lartë të rënies në konflikt interesi. Në takim, ku merrnin pjesë edhe ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, drejtues të lartë të agjencive të administrimit të pronave, drejtori i Përgjithshëm i ITAP-it, Fatmir Demneri, si edhe në praninë e veçantë të ambasadorit të OSBE-së, Robert Bosh, inspektori i Përgjithshëm, z. Llalla, u shpreh se “problematika e trajtuar në seminare, rastet konkrete të ofruara për diskutim dhe pjesëmarrja e lartë treguan jo vetëm angazhimin e zyrtarëve, por njëkohësisht seriozitetin dhe korrektësinë e Inspektoratit të Lartë gjatë këtij procesi”.
25 Shkurt 2009