E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skema e re që do të aplikohet së shpejti



Pavarësisht këtyre rritjeve që po u bëhen pensioneve, së shpejti vendi ynë do të përfshihet nga reforma në sistemin e pensioneve. Ky sistem është i ndarë në tri kolona. Kolona e parë është ajo shtetërore, e dyta e ndërmjetme, ndërsa e treta private. Specialistët e ISSH-së shpjegojnë se nëpërmjet kolonës së parë kryesisht garantohet mbrojtja e të moshuarve nga varfëria. Sipas tyre, kjo kolonë duhet të jetë e detyrueshme dhe nën administrim tërësisht shtetëror dhe është pjesë e funksionit rishpërndarës të shtetit. Kolona e dytë mundëson zgjedhjen individuale për një shpërndarje për gjithë jetën të konsumit të tij. Kjo kolonë mund të jetë private ose publike dhe bazohet mbi kapitalizimin apo rishpërndarjen, por duhet të jetë qartazi e ndarë nga shtylla e parë. Ndërsa kolona e tretë, e cila është tërësisht private, do të bazohet mbi kapitalizimin fakultativ sipas zgjedhjeve të individëve. Tri kolonat e sistemit të ri janë një lloj sigurimi privat i detyrueshëm. Kolona e parë është ajo aktualja, e dyta është sigurimi privat por i detyrueshëm dhe e treta është sigurimi privat vullnetar. Në kolonën e parë është shteti që garanton vazhdimësinë e pagesës së një pensioni minimal për gjithë jetën e pensionistit. Në shtyllën e dytë paratë që paguhen për sigurimin do të investohen nga privati dhe do të kthejnë një normë më të lartë fitimi, pra një pension më të madh. Në kolonën e tretë, sigurimi është vullnetar. Pra, të punësuarit, ose jo, mund të derdhin para që t’i marrin më vonë në formën e pensionit, kundrejt një norme fitimi të përcaktuar.

Rritja e re sipas kategorive:

Të ardhurat minimale për pensionin e plotë të qytetit:
Ishte
9515 lekë + 350 + 150 + 500 + 760 = 11275 lekë
Bëhet
10466 lekë + 350 + 150 + 500 + 760 = 12226 lekë

Të ardhurat maksimale për pensionin e plotë të qytetit:
Ishte
19030 lekë + 350 + 150 = 19530 lekë
Bëhet
20933 leke + 350 + 150 = 21433 lekë

Të ardhurat e pensionit të plotë të fshatit:
Ishte
5200 + 200 + 690 = 6090 lekë
Bëhet
6240 + 200 + 690 = 7139 lekë

25 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›