Udhëzim i ri. Procedurat që do të ndiqen kur një politikan është i dyshuar për pastrim parash
Ministri Bode përcakton rregulla të reja për personat që gëzojnë imunitet. Kur duhet të raportojnë dhe lista e plotë e subjekteve që e kanë detyrim raportimin
Laureta Rryçi
Tiranë - Përcaktohen procedurat që do të ndiqen nëse një politikan është i përfshirë në një transaksion të dyshimtë. Ministria e Financave përcakton rregulla të reja për subjektet që duhet të raportojnë për transaksionet e dyshimta. Udhëzimi i fundit që mban firmën e ministrit Ridvan Bode ka përfshirë procedurën e detajuar për rrugën që duhet të ndiqet në rastet kur personi që dyshohet është i ekspozuar politikisht ose mund të bëhet më vonë. Pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për pastrimin e parave ishte detyrë e ministrit të nxirrte udhëzime për të përcaktuar mënyrat se si do të raportohej. Falë këtyre udhëzimeve, që shoqërohen me formularët përkatës, përveç subjekteve që cilësohen dhe profesione të lira jofinanciare, ka përcaktuar rregulla që do të zbatohen tani e tutje edhe nga doganat dhe tatim–taksat.
Politikanët
Sipas udhëzimit më të ri, subjektet duhet të verifikojnë nëse një klient ose një pronar përfitues është person i ekspozuar politikisht. Nëse po, atëherë duhet të marrin miratimin nga instancat më të larta të administrimit ose drejtimit përpara se të vendosin një marrëdhënie biznesi me të. Duhet të marrin deklaratën për burimin e pasurisë së tij, e cila i përket këtij veprimi financiar, si dhe të kryejnë një monitorim në rritje dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieve të biznesit. Ndërsa në rastet kur një klient bëhet më pas një person i ekspozuar politikisht, duhet të ndiqet e njëjta procedurë që ndiqet në rastet kur personi njihet si i ekspozuar politikisht. Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i paraqet periodikisht, dhe jo më pak se dy herë në vit, autoritetit përgjegjës listën e plotë dhe të përditësuar të personave të ekspozuar politikisht, të hartuar sipas parashikimeve të Ligjit Nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të
disa nëpunësve publikë”. Për klientët, të cilët janë organizata jofitimprurëse, subjektet duhet të mbledhin informacione të mjaftueshme për to, për të kuptuar plotësisht burimet e
financimit, natyrën e veprimtarisë dhe mënyrën e administrimit dhe drejtimit të tyre. Po ashtu, duhet të përcaktojnë nëpërmjet informacionit publik ose me mjete të tjera reputacionin e tyre si dhe të marrin miratimin nga instancat më të larta të administrimit/drejtimit përpara vendosjes së një marrëdhënieje biznesi me ta.
Udhëzimi
“Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”, subjekte të këtij udhëzimi janë përcaktuar të gjithë personat fizikë ose juridikë dhe konkretisht: avokatët, noterët, përfaqësuesit e tjerë ligjorë dhe ekspertët kontabël të autorizuar të pavarur, kontabilistët e miratuar të pavarur dhe zyrat e konsulencës financiare kur përgatisin, kryejnë transaksione dhe kontrollojnë për klientët e tyre veprimtaritë e mëposhtme. Në rastet kur kemi kalimin e pronësisë së pasurive të paluajtshme, administrimin e parave, të letrave me vlerë ose të aseteve të tjera; administrimin e llogarive bankare; administrimin e pjesëve të kapitalit që do të përdoren për themelimin, funksionimin ose administrimin e shoqërive tregtare; krijimin, funksionimin ose administrimin e personave juridikë; marrëveshjet ligjore, shitblerjen e aksioneve ose të pjesëve të kapitalit të shoqërive aksionare dhe transferimin e veprimtarive tregtare.
Rastet kur subjektet duhet të verifikojnë identitetin e klientëve
Para se të vendosin një marrëdhënie biznesi;
Kur klienti kërkon të kryejë: një transfertë të drejtpërdrejtë brenda ose jashtë vendit;
Kur kryhet një transaksion me një shumë të barabartë me: jo më pak se 200 000 (dyqind mijë) lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja për blerjen /shitjen e fishave të lojërave të fatit apo kundërvlerën e tyre elektronike, në rastin e lojërave të fatit, kazinove dhe hipodromeve të çfarëdolloj forme;
Kur kryhet një transaksion me një shumë të barabartë me jo më pak se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, kryer në një transaksion të vetëm, ose në disa transaksione të lidhur me njëri-tjetrin. Nëse shuma e transaksioneve nuk dihet në kohën e veprimit, identifikimi duhet të kryhet sapo të bëhet e ditur shuma dhe të arrihet pragu i mësipërm.
Raportimi tek autoriteti përgjegjës
Subjektet që dyshojnë se transaksioni/et ose pronat, ose marrëdhënia/et e biznesit janë produkt/e e i/të veprës penale ose ka/kanë për qëllim të përdoret për financimin e terrorizmit, menjëherë, por jo më vonë se 72 orë, i paraqesin një raport të aktivitetit të dyshimtë (RAD) autoritetit përgjegjës, ku parashtrojnë dyshimet që kanë.
Rasti i dyshimtë raportohet me anë të formularit (RAD) duke përshkruar aktivitetin e dyshimtë, pavarësisht shumës së transaksioneve të kryera /ose që janë duke u kryer/ose që do të kryhen.
Informacioni mund të përcillet edhe me fax, e-mail, telefon.
Kur subjekti ka dyshim se një transaksion mund të përfshijë pastrim parash ose financim terrorizmi, ai duhet t’ia raportojë menjëherë çështjen “Autoritetit përgjegjës” dhe të kërkojë udhëzime nëse duhet ta kryejë apo jo transaksionin.
Autoriteti përgjegjës është i detyruar të kthejë përgjigje brenda 48 orëve.
Subjektet janë të detyruara të raportojnë të gjitha transaksionet:
Në para fizike, në një vlerë të barabartë ose më të madhe se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë, ose kundërvlerën në monedha të tjera të huaja, kryer si një transaksion të vetëm, ose në disa transaksione të lidhur me njëri-tjetrin të kryera brenda shtatëdhjetë e dy orëve.
Jo në para fizike, në një shumë të barabartë në vlerë me/ose më të madhe se 6 000 000 (gjashtë milionë) lekë, ose kundërvlerën në monedha të tjera të huaja, të kryera si një transaksion i vetëm/ose si transaksione të lidhura me njëra-tjetrën të kryera brenda shtatëdhjetë e dy orëve.
Subjekte që raportojnë për pastrim parash
Bankat tregtare,
Institucionet financiare jobankare,
Zyrat e këmbimeve valutore,
Shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre,
Shërbimet postare që kryejnë shërbime pagesash,
Çdo person tjetër fizik ose juridik, që emeton apo menaxhon mjetet e pagesës ose të parasë ose kryen transferimin e vlerës (karta debiti dhe krediti, çeqe, çeqe udhëtari, urdhra pagese dhe
urdhërpagesa bankare, para elektronike ose instrumente të tjera të ngjashme),
Bursat dhe çdo subjekt tjetër (agjent, broker, shtëpi brokerimi etj.), që ushtron veprimtari për emetimin, këshillimin, ndërmjetësimin, financimin dhe çdo shërbim tjetër që ka lidhje me tregtimin e titujve,
Shoqëritë që merren me sigurimin e jetës ose risigurimin, agjentët apo ndërmjetësit e tyre, si dhe fondet e pensionit,
Autoriteti Shtetëror Përgjegjës për Administrimin dhe Shitjen e Pronës Publike dhe çdo person tjetër juridik publik që kryen veprime juridike lidhur me tjetërsimin dhe dhënien në përdorim të
pronës shtetërore, ose që kryen evidentimin, transferimin apo tjetërsimin e pronës shtetërore,
Lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme;
Agjentët e pasurive të paluajtshme dhe ekspertët e vlerësimit të pasurive të paluajtshme,
ekspertët kontabël të autorizuar të pavarur, kontabilistët e miratuar të pavarur dhe zyrat e konsulencës financiare,
Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale,
Çdo person fizik ose juridik, përveç atyre të specifikuar më sipër, të cilët merren me:
Administrimin e aseteve të të tretëve/drejtimin e veprimtarive të lidhura me to,
Qiratë financiare,
Ndërtimet,
Biznesin e metaleve dhe të gurëve të çmuar,
Huatë financiare,
Marrëveshjet dhe garancitë financiare,
Shitblerjen e veprave të artit apo shitblerjen me ankand të sendeve me vlerë 1 500 000 lekë ose më shumë;
Sigurimin dhe administrimin e parasë fizike ose të letrave me vlerë lehtësisht të konvertueshme, në emër të personave të tretë;
Këmbimin e parasë fizike,
Tregtimin e mjeteve motorike,
Veprimtaritë e spedicionit dhe të transportit,
Agjencitë e udhëtimit.
25 Shkurt 2009