Bosh: Ndryshimet kushtetuese, probleme në ndarjen e pushteteve
Raportet ndërkombëtare po vijnë njëri pas tjetrit, duke goditur tendencën e qeverisë shqiptare për të kontrolluar institucionet e pavarura dhe prishjen e balancës së pushteteve në Shqipëri. Dokumenti më i ri, i rëndësishëm i faktorit ndërkombëtar, ka ardhur pikërisht nga goja e kreut të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh, i cili ka paraqitur dje raportin vjetor në lidhje me zhvillimet në Shqipëri. Fjala e diplomatit holandez ka qenë leximi i një dokumenti të gjatë me 11 faqe, i cili ka trajtuar disa nga çështjet themelore që shqetësojnë vendin, por edhe që kapin diapazonin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Në raportin vjetor të OSBE-së flitet për ngjarjet kryesore të vendit që nga shtatori i vitit të kaluar.
Kushtetuta
Evenimenti i parë kryesor që përmend Robert Bosh në raportin vjetor të OSBE-së është pikërisht "pajtimi" Berisha-Rama për ndryshimet në Kushtetutën e Republikës që u miratuan në Kuvend më 21 prill, pas një procesi të gjatë negociatash. Në dokumentin e lexuar dje në Vjenë nga kreu i Prezencës së OSBE-së theksohet se ekziston një shqetësim i madh në lidhje me prishjen e balancës së ndarjes së pushteteve në vend. Ambasadori i OSBE-së, Robert Bosh, deklaroi ndër të tjera se "në prill 2008, Kuvendi miratoi ndryshime madhore në Kushtetutë. Amendamentet përfshinin: ndryshime në sistemin zgjedhur, kohëzgjatja e mandatit të Kuvendit, mbledhja e parë e Parlamentit të ri, heqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)nga Kushtetuta, zgjedhja dhe mandati i Presidentit, mocionet e besimit për Kryeministrin dhe një mandat kohor për Prokurorin e Përgjithshëm. Megjithëse disa ndryshime shtuan vlerat e megjithëse amendamentet u miratuan në mënyrë legjitime me një shumicë tri të pestat, disa nga ndryshimet shkaktuan shqetësime në lidhje me ndarjen e pushteteve. Miratimi i këtyre ndryshimeve u pasua nga një thirrje për referendum nga disa parti të opozitës dhe figura publike, por që më pas u refuzua nga KQZ-ja me një vendim i cili u ankimua pranë Gjykatës Kushtetuese dhe për të cilin tani pritet një vendim përfundimtar i Gjykatës.
Zgjedhjet
Një nga kritikat kryesore të kreut të Prezencës së OSBE-së në Tiranë ndaj mazhorancës, por edhe politikës shqiptare në përgjithësi, ka të bëjë me procesin e përgatitjeve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, të cilin ambasadori Bosh, gjatë fjalës së tij dje në Vjenë, e cilësoi si të "ngadaltë". Në këtë dokument theksohet se "reforma zgjedhore ka shënuar një farë përparimi gjatë vitit të fundit. Megjithëse procesi u zhvillua në mënyrë tejet të zvarritur nga shtatori 2007 deri në prill 2008, Kuvendi më në fund miratoi një sistem të ri zgjedhor. Qershori 2008 pa përurimin e një Komisioni të Posaçëm të tretë, këtë herë për të hartuar një Kod Zgjedhor të ri. Megjithëse aktorët kyçë kanë shpallur në mënyrë të përsëritur vullnetin e tyre politik
për të rënë dakord për një Kod Zgjedhor brenda korrikut 2008, deri më sot, procesi ka vazhduar i ngadaltë në pritje të miratimit përfundimtar nga ana e Kuvendit në tetor". Duhet kërkuar konsensusi më i gjerë i mundshëm dhe paketa për të cilën do të bihet përfundimisht dakord duhet të lejojë kohë të mjaftueshme për administrimin e suksesshëm të zgjedhjeve. Sipas OSBE-së, 2009 do të jetë një vit i rëndësishëm në dritën e aspiratave të Shqipërisë për integrimin euroatlantik. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen sipas një sistemi të ri, i cili duhet të rezultojë në mbajtjen e një procesi demokratik. Një parakusht për arritjen e suksesit përfundimtar do të jetë vazhdimi i konsensusit politik mbizotërues mes aktorëve vendas.