E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet procesi gjyqësor ndaj "Bandës së Durrësit"

Shtyhet sërish procesi gjyqësor i Bandës së Durrësit. Shkak për shtyrjen, kësaj here nuk u bënë avokatët, por mungesa e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë për arsye familjare. Trupi gjykues, me në krye Gurali Brahimllarin, që në fillim të procesit gjyqësor bëri të ditur shtyrjen e kësaj seance në orën 14:30, duke paraqitur dhe arsyen. Por kjo u kontestua nga mbrojtja, të cilët kërkuan një ditë tjetër për shkak dhe të gjyqeve të tjera ku ata duhet të jenë të pranishëm. Më pas, trupi gjykues vendosi shtyrjen përfundimtare të seancës në një ditë tjetër.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›