Fazliç i "varfër", 6 mijë euro në bankat shqiptare
Serbo-boshnjaku Damir Fazliç rezulton i "varfër". Të paktën kjo është përgjigjja zyrtare e deritanishme e bankave të nivelit të dytë. Në shkresat e mbërritura në Prokurorinë e Tiranës, thuhet se serbo-boshnjaku ka një llogari bankare sa një qytetar i thjeshtë shqiptar. Të gjendur përballë kësaj situate, prokuroria vendosi bllokimin e shumës "qesharake" deri në përfundimin e hetimeve. Gjithsesi, hetuesit thanë se kjo është një përgjigje paraprake, pasi pjesa më e madhe e bankave nuk kanë sjellë ende materialin e kërkuar. Por nga ana tjetër, hetuesit e çështjes dyshojnë se Fazliç mund të ketë transferuar kapitalin e tij në disa emra të tjerë. Pas ardhjes së të gjitha përgjigjeve, prokurorët do t‘i kërkojnë "llogari" bankave për transferimin e shumave. "Ekzistojnë dyshime se shtetasi Damir Fazliç, ndaj të cilit është regjistruar një procedim penal në Prokurorinë e Tiranës, ka transferuar të holla nga llogaritë e tij në drejtim të shtetasve të tjerë shqiptarë", thanë burimet. Emri më i përmendur nga hetuesit është ai i Erion Isufit, kunatit të ministrit aktual të Jashtëm, Lulzim Basha. Gjithsesi, ka dyshime se Fazliç mund të ketë transferuar kapital edhe në drejtim të shtetasve të tjerë.
Nisur nga këto dyshime, hetuesit bllokuan llogaritë bankare të Erion Isufit. Urdhri është lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, në kuadër të hetimeve për shtetasin Damir Fazliç. "Kemi dyshime se personi nën hetim, Damir Fazliç, ka transferuar shuma të konsiderueshme në drejtim të shtetasit Erion Isufi, duke konsumuar disa elementë të veprës penale. Kapitalet e lëshuara nga Fazliç kanë përfunduar në kompanitë e drejtuara ose të administruara nga shtetasi Erion Isufi", thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës. "Kemi urdhëruar bankat e nivelit të dytë për bllokimin e pasurive të Erion Isufit. Bllokimi do të jetë disaditor, deri në hetimin dhe verifikimin e plotë të informacioneve. Nëse vërtetohet se ‘pasuria‘ e Isufit nuk është transferuar nga Fazliç apo nga kompanitë që ai ka në pronësi, atëherë ajo do të zhbllokohet. Në rast të kundërt, prokuroria pritet t‘i kërkojë gjykatës sekuestro paraprake", vijojnë burimet nga grupi i hetimit. Hetues të çështjes konfirmojnë se krahas Isufit, akuza ka bllokuar llogaritë edhe të disa personave të tjerë, të cilët dyshohen se kanë vënë kapitalin me "ndihmën" e Fazliçit.
Kërkesa
Prokuroria, Hipotekës": Blloko 10 firmat e Fazliç & Co
Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një shkresë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, lidhur me verifikimin dhe bllokimin e pronave të shtetasit Damir Fazliç. Në zyrat e Hipotekës, shkresa e prokurorisë ka bazë ligjore nenin 287 të Kodit Penal për veprën penale të "Pastrimit të produkteve të Krimit". Sipas kësaj shkrese, kërkohet të verifikohen dhe të bllokohen pasuritë e paluajtshme në të gjitha zyrat vendore të regjistrimit të pasurive në Republikën e Shqipërisë ku janë pronarë ose bashkëpronarë në 10 shoqëri. Përpos kësaj, organi i akuzës ka kërkuar që në funksion të këtij hetimi të verifikohet edhe nëse shtetasi Erion Isufi ka ose jo prona të paluajtshme të regjistruara.
Lista e firmave që duhet të bllokohen
1. Crown Acqusitions - sh.p.k
2. SRF Development - sh.p.k
3. Romopetrol-Albania - sh.a
4. Alpha - sh.p.k
5. Virtu Acqusitions - sh.p.k
6. DF Trade Limited - sh.p.k
7. Reno Albania - sh.p.k
8. Romopetrol Distribution-Albania sh.a
9. Megatek - sh.a
10. Romopetrol Albania Doëntream - sh.a