E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet kosovari që shiste dokumente false

Një kosovar arrestohet në flagrancë, dy të tjerë hetohen në liri. Afrim Jakupi, 36 vjeç, nga Reçaku i Kosovës, është arrestuar nga blutë e Durrësit, pasi akuzohet se ka pajisur me pasaporta false bashkëfshatarët e tij, Albert dhe Qerime Imeri, motër e vëlla, 25 dhe 19 vjeç. Procedimi penal në ngarkim të Imerëve nisi pasi u kapën pasditen e së mërkurës në sheshin e trageteve të portit me pasaporta zvicerane me gjeneralitete të dy shtetasve të tjerë, duke shfrytëzuar ngjashmërinë që kishin me ta. Nga kryerja e hetimeve paraprake lidhur me këtë rast rezultoi se me këto pasaporta këta persona i ka pajisur shtetasi Afrim Jakupi, i cili u prangos.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›