E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosh: Opozita te reflektoje, bojkoti demton demokracine Rozeta Rapushi

I zhveshur nga gjuha diplomatike ambasadori i OBES ne Tirane ka vene gishtin mbi opoziten duke e ngarkuar ate me pergjegjesine e mos miratimit te ligjeve kur behet fjale per ato te cilet kerkojne nje shumice te cilesuar, por edhe ne rastin kur ligji kerkon shumice te thjeshte, debati opozitar mungon. Kjo per diplomatin e huaj eshte nje situate shqetesuese qe kerkon reflektimin e thelle te opozites, pasi po demton de fakto demokracine. Keshtu, bojkoti i vazhdueshem i opozites, po shqeteson se tepermi nderkombetaret ne vendin tone. Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh, tha dje ne seancen plenare te Konsorciumit Nderkombetar, se mungesa e opozites ne Parlament, po shkakton jo pak probleme ne realizimin e reformave dhe miratimin e ligjeve te rendesishme. Duke i kerkuar asaj, qe te reflektoje thelle per veprimet e veta. “Mungesa e opozites ne Parlament pas zgjedhjeve te pergjithshme, ka shkaktuar vonesa ne miratimin e ligjeve, per te cilat kerkohet nje shumice votash prej tre te pestave. Pjesa me e madhe e legjislacionit penal kerkon nje shumice te tille votash, ashtu si edhe ligji i shumepritur i gjykatave administrative. Mungesa e opozites do te thote gjithashtu qe shumica e ligjeve po miratohen pa pasur nivelin e pritshem te diskutimeve”, kritikoi Bosh. Ai shfrytezoi dje serish rastin, qe t’i kerkoje te majtes ne opozite, te reflektoje per veprimet e saj, qe po demtojne vendin. “I kerkoj opozites qe te reflektoje gjate dhe thelle per veprimet e veta, te cilat tashme “de facto” po demtojne procesin drejt nje sistemi demokratik modern. Duhet bere e mundur qe ata te ndjejne se pjesemarrja e tyre aktive dhe e vazhdueshme ne Kuvendin e Shqiperise eshte e mirepritur si me fjale ashtu dhe vepra”, apeloi ambasadori i OSBE-se. Sipas tij, disa prej reformave te rendesishme te nevojshme dhe te domosdoshme ne menyre te vecante ne luften kunder korrupsionit, kane ngecur. Ndaj e majta, duhet te reflektoje tha Bosh, qe te mos pengoje rrugen e vendit drejt realizimit te reformave. Ambasadori shtoi se te gjitha perpjekjet e autoriteteve shqiptare duhet te perqendrohen ne forcimin e luftes per reduktimin dhe crrenjosjen e fenomeneve negative. “Per kete do te pergezoja politiken e qeverise, per zero tolerance kunder korrupsionit, nje politike se ciles i eshte kushtuar vemendje nga shume organizata nderkombetare dhe kryeqytete. Sic e dime, eshte nje politike qe ka korrur shume suksese qe nga viti 2005. Megjithate, do te inkurajoja te gjithe institucionet kombetare dhe aktoret qe kane detyren te drejtojne kete lufte, qe te perqendrojne me tej vemendjen e tyre, te cdo person te perfshire ne korrupsion, ne postet politike dhe publik pavaresisht rangut apo ngjyrimit politik”, vijoi ambasadori. Mesazhet e Bosh, por dhe te Kukan dy dite me pare, perbejne nje nga rastet me te rralla ne historine e Shqiperise, ku Evropa tregon qarte pergjegjesit e ngercit politik ende te pazgjidhur. Nje dite me pare gjate konferences per shtyp me kryeministrin Berisha Komisioneri per zgjerim Stefan Fyle tha se mungesa e opozites ne Kuvend nuk eshte ne nje linje me frymen evropiane. Nisur nga pjesemarrja pa pjesemarrje ne Kuvend te opozites presioni nderkombetar po vjen ne rritje pasi e shesh pozicionin e saj jashte frymes se reformave qe i nevojiten vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›