Dokle: Proteste ne Kuvend dhe kudo per fjalen e lire
Deputetet socialiste kane qene me te vertete te tensionuar ne protesten para Kuvendit. “Protestojme kunder dhunes ndaj fjales se lire, ne Parlament dhe kudo ne Shqiperi. Cdo njeri qe ben kritike sot per qeverine, qofte ne Tropoje, apo ne Konispol, qofte ne Durres apo ne Vlore, qofte ne Berat apo ne Korce, nuk lejohet as ta thote kete fjale sepse menjehere e ndjekin te derguarit e Berishes, te derguarit e qeverise per t’i bere presion, per ta hequr nga puna, per t’i dhunuar familjen e gjera te tilla te papranueshme”, akuzoi Dokle, sipas se cilit Taulant Balla dhe Saimir Tahiri, qe dolen ne emer te opozites, ne emer te zgjedhesve te saj, u perjashtuan sepse kritikuan qeverine. Dokle premtoi se PS do te jete gjithmone bashke me popullin, ne Parlament, ne te gjitha protestat qe filluan ne mbare Shqiperine dhe ne 30 prill, ne bulevardin e madh te Tiranes per te protestuar kunder kesaj qeverie, e cila pasi manipuloi zgjedhjet kerkon te manipuloje gjithcka ne Shqiperi. Ndersa deputetja Valentina Leskaj, e quajti vendimin e Kuvendit per perjashtimin e deputetit Balla, si nje hakmarrje primitive. “Eshte deshmia me e qarte, sesi kjo e ashtuquajtur mazhorance, perpiqet te drejtoje vendin. Eshte deshmia me e qarte se ky Parlament qe eshte ketu, eshte nje Parlament i gjunjezuar perpara Sali Berishes, me urdhrin e te cilit ndodh cdo gje ne Shqiperi”, tha Leskaj. Ne vijim te akuzave, Eduard Shalsi tha, se ta harroje Sali Berisha dhe kjo mazhorance pa legjitimitet moral, se do te arrije te munde opoziten.