E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boshardt: Duhet te zgjidhet ngerci politik

Shqiptaret do te mund te levizin lirisht brenda ketij viti, por per te marre statusin e vendit kandidat do te duhet te zgjidhin ngercin politik. Keshtu u shpreh dje Ambasadori gjerman ne Tirane, Bernd Boschardt, nga Elbasani. Sipas tij, pasi te zgjidhet situata aktuale politike, Shqiperia do te mund te marre statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian. Boschardt theksoi se Bashkimi Evropian, eshte ne pritje te nje permiresimi te situates politike ne Shqiperi per te nisur diskutimin e 32 kapitujve per statusin e vendit kandidat. "Ne inkurajojme ne permbushjen e kritereve. Besojme se ne vjeshte do te diskutohet procesi i liberalizimit te vizave, kurse ne fund te vitit do hiqen vizat. Per sa i perket zgjidhjes ajo duhet te vije nga lideret politike shqiptar", tha Boschardt. Ne kete kuader, ai theksoi se BE inkurajon Shqiperine qe te gjeje zgjidhjen e duhur dhe sa me te shpejte ne kuader te vijueshmerise se proceseve integruese. Sipas tij, vendimi per statusin pritet te jepet vitin e ardhshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›