Kryeministri ne Farke: Ndertuam dhe rindertuam 1.100 shkolla
Kryeministri Berisha, inauguroi dje shkollen e re 9- vjecare ne komunen e Farkes, fshati Farke e Vogel, me vlere 60 milione leke. Shkolla, ne te cilen mesojne 340 nxenes, eshte e ndertuar sipas parametrave moderne bashkekohore, duke perfshire laborator informatike, mjedise sportive, sherbim mjekesor, si dhe dy klasa per arsimin parashkollore. Sipas kryeministrit Berisha, ne Farke eshte investuar keto 5 vite, 20 here me shume se 8 vitet e tjera te marra se bashku. Ai theksoi se ne kete komune jane asfaltuar 30 kilometra rruge, pothuajse 3 here me shume sesa ne kryeqytetin e vendit per te njejten periudhe kohe. "Ne sot inaugurojme kete shkolle. Jane mbi 1.100 shkolla, te cilat u ndertuan nga e para apo u rindertuan", tha Berisha.