Fule: Integrimi, lufte krimit te organizuar
Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule, u sugjeroi dje te gjitha vendeve te Ballkanit Perendimor, qe t'i kushtojne me shume vemendje luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, ne kuader te rruges se tyre drejt integrimit. Fule i quajti dje keto dy fenomene, si sfide per te gjithe rajonin e Ballkanit Perendimor, duke shtuar gjithashtu se procesi i integrimit te secilit vend te rajonit, do te kushtezohet nga plotesimi i standardeve ne fushat e kerkuara. "Lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit jane sfide e perbashket e te gjitha vendeve te rajonit te Ballkanit Perendimor dhe te BE-se, dhe theksoi se zgjidhja e ketij problemi eshte njeri nga kushtet per hyrje ne Union", u shpreh Fule. Ai shprehu bindjen, se Brukseli eshte i gatshem qe te ofroje mbeshtetje me te madhe per cdo vend, per te arritur sukses ne perpushjen e kritereve te kerkuara. "Me qellim qe, te pergatiten me mire per anetaresimin ne Bashkimin Evropian", shtoi Fule, duke theksuar se BE-ja pret nga vendet kandidate, qe ceshtjen per sundimin e ligjit ta zgjidhin sa me shpejt.