Thirrja e fundit PS Kolegji te vendose drejtesi

Dy ditë nga vendimi për Tiranën, Partia Socialiste i kërkon kryeministrit Berisha të heqë dorë nga presioni ndaj Kolegjit Zgjedhor dhe këtij të fundit të mos bjerë pre e dhunës së pushtetit. Nënkryetari i grupit socialist, Saimir Tahiri tha se procesi zgjedhor është fund e krye i shkatërruar dhe Kolegji sipas tij ka të gjithë drejtën ligjore, por edhe morale të japë vendimin e rivotimit në Tiranë.
“Kolegji Zgjedhor ka jo vetëm detyrimin ligjor e kushtetues, por edhe detyrimin moral që t’u rezistojë presioneve dhe interesave të pushtetit, duke respektuar ligjin dhe precedentët e vënë nga po ky Kolegj, ku me të njëjtat fakte dhe madje edhe me më pak fakte, seç janë ofruar sot për Tiranën, Kolegji ka deklaruar të pavlefshme zgjedhjet për të shpëtuar procesin demokratik”-thotë Tahiri.
Ndërsa kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela shkon më tej kur thotë se Kolegji ka detyrimin të shmangë trazirat shoqërore në vend, kur deklaron se çdo mandat i marrë me dhunë merret me forcë nga populli.
“Nqs gjykata do të japi dorë do ta çojë deri në fund marrëzinë e Saliut. Atëherë populli do të vendosë gjendjen, nuk ka rrugë tjetër. E ka rrëzuar me vota, s’mund ta mbash dot me dhunë. Kur një qeveri është e rrëzuar me vota nuk mund të mbahet dot me dhunë sepse populli ka të drejtë t’i përgjigjet forcës me forcë. Kolegjet dhe gjykatat japin drejtësi që të mos ketë trazira shoqërore”-tha Ngjela.
Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë të mërkurën ankimimin e Partisë Socialiste që ka në thelb mos rakordimin e votave dhe votuesve, duke kërkuar mbi këtë ripërsëritjen e zgjedhjeve në kryeqytet.
Rovena Moçka