Bosingwa, drejt Realit

E ardhmja e Jose Bosingwas mund të jetë e lidhur me Real Madridin.
Mbrojtësit të majtë portugez do t’i skadojë kontrata me Chelsean në fund të sezonit dhe 29 vjeçari mund ta vazhdojë karrierën tek klubi mbretëror spanjoll.
Në fakt, trajneri Jose Mourinho e do në ekip Bosingwan, me të cilin kishte punuara në Londër.
Bosingwa ishte transferuar në Chelsea në vitin 2008 nga Porto, për shumën 16,3 milionë funte.
Në sezonet e fundit, përfaqësuesi portugez ka përfunduar në bankinë, falë formës së shkëlqyeshme të serbit Branislav Ivanovic.