Berisha- Ansip: Duhen reforma te thella per ne BE
TIRANE- “Duhen reformat të thella për në BE. Vazhdoni me reformat, ne do ju mbështesim”- Ky është mesazhi që kryeministri i Estonisë, Andrus Ansip dha sot për qeverinë shqiptare.
Kryeministri i Estonisë, Andrus Ansip mbërriti sot rreth mesditës, në Tiranë, për një vizitë zyrtare dyditore, me ftesë të Kryeministrit Sali Berisha.
Rreth orës 13:00 ai është pritur në një ceremoni zyrtare në selinë e Qeverisë, nga kryeministri Berisha. Pas takimit me dyer të mbyllura, mes dy homologëve është nënshkruar marrëveshja "Për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal".
Gjatë vizitës së tij dyditore në Tiranë, Kryeministri i Estonisë, Andrus Ansip do të zhvillojë takime me autoritetet më të larta të vendit, Presidentin BamirTopi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli etj.
Në 12 prill 2005, Ansip filloi mandatin e parë si kryeministër i Estonisë, ndërsa që nga 5 prilli 2007 ai po qeveris vendin në mandatin e tij të dytë, në koalicion me konservatorët liberalë dhe socialdemokratët.
(atsh/BalkanWeb)