E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci, mungojne avokatet shtyhet seanca

TIRANE- Gjykata e Tiranës ka shtyrë sot për mungesë avokatësh, seancën për çështjen e tragjedise se Gërdecit, ku jane ulur ne banken e te akuzuarve 29 persona.

Në seancën e parashikuar për t'u zhvilluar sot, munguan 4 avokate dhe trupi gjykues vendosi pezullimin e saj.

Aktualisht, procesi për këtë çështje është fokusuar tek dëshmitarët e prokurorisë.

Të pandehurit në këtë proces akzuohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur më 15 mars të vitit 2008 në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në fshatin Gërdec të Tiranës, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, humbën jetën 26 persona dhe 300 u plagosën.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›