E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnja “mbyt” Ganën



Bosnjë-Hercegovina, kundërshtarja e Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, fitoi 2-1 kundër Ganës, në miqësoren ndërkombëtare të zhvilluar në “Olimpiskij Stadion” të Sarajevës.
Mesfushori i Interit, Sulej Muntari me golin e tij të minutës së 22-të i dha avantazhin e përkohshëm Ganës. Pesë minuta përpara përfundimit të pjesës së parë, sulmuesi 25-vjeçar i Hofenheimit në Gjermani, Vedad Ibiseviç, shënoi golin e barazimit për Bosnjën. Vulën fitores ia vuri sulmuesi i talentuar i Olimpikut të Lionit në Francë, Miralem Pjaniç me golin e tij në minutën e 65-të.

Rumani - Izrael 0-2

Rumania, një tjetër kundërshtar i Shqipërinë në eliminatoret e Euro 2012-s, pësoi një humbje të hidhur 0-2 me Izraelin në Bukuresht, duke pësuar nga një gol në çdo pjesë. Mesfushori sulmues i Liverpulit, 29-vjeçari Josi Benajoun shënoi në minutën e 45-të golin e parë për Izraelin dhe të 20-in personal me Kombëtaren e tij, ndërkohë që 40 minuta më pas, në të 85’, sulmuesi i Racing Genk në kampionatin belg, dyfishoi shifrat për formacionin hebraik. Edhe për Bardën goli ishte jubilar, pasi ishte i dhjeti me përfaqësuesen e tij.

Luksemburg – Azerbajxhan 1-2

Luksemburgu, kundërshtari më modest i Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2012-s, humbi në shtëpi 2-1 me Azerbajxhanin. Gylijev (28’) i dha avantazhin Azerbajxhanit, por gjashtë minuta më pas Straser barazoi për Luksemburgun. Kënaqësia e luksemburgasve zgjati vetëm tre minuta, pasi Mamadov i çoi sërish shifrat në 2-1 në minutën e 37-të.

4 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›