E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, 2 të arrestuar për krime lufte

SARAJEVë- Dy serbo-boshnjakë, njëri prej të cilëve polic, u arrestuan sot në juglindje të Bosnje-Hercegovinës me dyshimin për përfshirje në krimet lufte kryer në fillim të konfliktit ndërkomunitar boshnjak (1992-95), njoftuan burimet gjyqësore. Lajmi konfirmohet nga agjencia AFP.

''Milan Periç, 49 vjeç dhe Slavko Laloviç, 51 vjeç u arrestuan në Kalinovik'', theksoi zëdhënësi i prokurorisë boshnjake, Boris Grubeshiç.

Ish-anëtarët e forcave serbe të Bosnje-Hercegovinës gjatë konfliktit u akuzuan për krime kundër njerëzimit të kryera në vitin 1992 kundër popullsisë myslimane në rajonin Kalinovik.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›