E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb prej së hënës 80 vjecari, familjarët apel për ndihmë

TIRANE- Një 80-vjecar nga qyteti i Tiranës rezulton i humbur që prej mesditës së të hënës. Nuredin Topciu është larguar nga banesa e tij rreth orës 12 të së hënës dhe që prej atij momenti familjarët nuk kanë asnjë informacionin për fatin e tij.

I moshuari ka dalë si zakonisht nga shtëpia për një shëtitje në liqenin artificial por nuk është kthyer më në banesë. Në momentin e largimit 80-vjecari ka pasur të veshur një xhakoventë ngjyrë kafe, pantallona në ngjyrë gri, një kapele dhe është i gjatë 1 metër e 70 cm.

Familjarët pas denoncimit në polici publikojnë rastin e tyre dhe në News24 duke lënë këto numra për këdo që ka informacion, cel. 0683703962 si dhe nr. fiks 2272961.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›