Ja 10 jahtet më luksoze në botë
SHBA- Të pasurit e botës tashmë po jetojnë në luks jo vetëm në tokë, por edhe në det. Përdorimi i jahteve luksoze, nga viti në vit ka filluar të shndërrohet në një biznes tepër fitimprurës për pronarët e këtyre të fundit, që i japin ata me qira marramendëse. Së fundi, mediat e huaja kanë zbuluar një listë me 10 jahtet më luksoze të planetit, të cilët jepen me qira nga pronarët e tyre. Do të shihni anije fantastike, në të cilat mbizotëron luksi dhe shija e lartë në ndërtimin e tyre. Në krye të listës qëndron jahti Maltese Falcon, i konsideruar si jahti më elegant që është ndërtuar ndonjëherë. çmimi i këtij jahti për 1 javë është 350 mijë euro. Jahtet po rriten gjithnjë e më shumë në përmasa. Dhe sa më të mëdhenj të jenë aq më mirë është. Jahti më i madh në botë është akoma në ndërtim e sipër. “Eclipse”, i cili do kushtojë 300 milionë dollarë po ndërtohet për miliarderin rus, Roman Abramovich. Padyshim që të pasurit e tjerë të globit, do të bëjnë të pamundurën që jahtet e tyre të rinj t’ia kalojnë në madhësi këtij gjiganti. Përveç madhësisë super, të pasurit kanë gjithnjë e më shumë për aksesorët që do pajisin jahtet e tyre. Këto përfshijnë fusha basketbolli, studio muzikore dhe nëndetëse.
Vendet
Kush nuk e përfytyron veten mes plazheve të pabanuara me rërë të bardhë, të mbështjella nga uji i bruztë dhe me valët që përplasen në bregun shkëmbor në ditë të nxehta vere. Kjo është një nga ëndrrat më të bukura në dritën e diellit, dhe ja pse ju ofrojmë mundësinë të mos i përfytyroni më, por të keni një ide se cilat janë me të vërtetë ato dhe ta imagjinoni veten brenda.
1- Maltese Falcon. çmimi për 1 javë është 350 mijë euro.
2- Xanadu. çmimi për një javë është duke filluar nga 250 mijë euro.
3- Sherakhan. çmimi për një javë është duke filluar nga 360 mijë euro.
4- Candyscape. çmimi për një javë është 165 mijë euro.
5- Talitha G. çmimi për një javë është 280 mijë euro.
6- Parsifal III. çmimi për një javë është duke filluar nga 198 mijë euro.
7- Christina O. çmimi për një javë është duke filluar nga 455 mijë euro.
8- Hamilton II. çmimi për një javë është duke filluar nga 53 mijë euro.
9- Senses. çmimi për një javë është duke filluar nga 260 mijë euro.
10- 40 Signature Series. çmimi për një javë është duke filluar nga 1 875 mijë euro.
(m.a/shqipmedia/BalkanWeb)