Bosnjë, Frattini jep mesazhin për integrimin
SARAJEVë- Ministri i Jashtëm i Italisë mbërriti sot në Bosnje-Hercegovinë, pas vizitës së djeshme në Tiranë, ku u takua me Përfaqësuesin e Lartë të Bosnjes, Valentin Inzko.
Pas takimit me Inzkon, Frattini ka në program një bashkëbisedim me presidencën trepalëshe të Bosnjes.
Objektivi kryesor i vizitës është dhënia e një mesazhi të qartë për mbështetjen e të ardhmes evropiane dhe atlantike të Bosnjes, e cila po përpiqet të zbatojë reformat e nevojshme kushtetuese.
Një fazë e rëndësishme është edhe fushata elektorale e tetorit që, sipas shumë analistësh, nuk duhet të rrezikojë të transformohet në një radikalizim të qëndrimeve politike.
Italia, ashtu si vendet e tjera të Ballkanit perëndimor, është e bindur se e ardhmja e Bosnjes është në Evropë.
Në 2 Qershor në Sarajevë të Bosnjës do të mbahet një Samit Europian ku Shqipërisë dhe Bosnjës do tu lexohet vendimi rreth kërkesës për liberalizimin e vizave.
(d.b/BalkanWeb)