U shty seanca kundër Albin Kurtit
PRISHTINE-Procesi gjyqësor kundër liderit të lëvizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti, është shtyrë për datën 15 prill. Shkak u bë mungesa e Albin Kurtit që as në seancën e sotme nuk është paraqitur në sallën e Gjykatës Komunale në Prishtinë.
Seanca e sotme ishte e katërta me radhë në përpjekje për të nisur shqyrtimin e akuzave ndaj zotit Kurti, për “pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale, pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues”.
Lideri i Lëvizjes “Vetevendosje” e ka cilësuar procesin gjyqësor kundër tij të motivuar politkisht.
(d.b/BalkanWeb)