E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Maqedonia dhe Greqia më pragmatike per emrin

BRUKSEL-Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, thotë se Maqedonia dhe Greqia duhet të kenë bashkëepunim më pragmatik për zgjidhjen e cështjes për emrin që po zgjat më shumë sec duhet.

Në periudhën maj – nëntor, Maqedonia e merr kryesinë e radhës së kësaj organizate.

Pas takimit me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Antonio Milloshoski, zoti Jagland tha se shpreson se mospjatimi për emër me Greqinë, nuk do ta dëmtoj rolin e kryesuesit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›