Franca nuk i kërkon Serbise ta njohë Kosovën
BEOGRAD- Anëtari i Senatit francez, Jean-Pierre Michel, ka deklaruar në Beograd se vendi i tij do të bëjë ndihmojë Serbinë të bëhet kandidat për anëtarësim në BE.
Sa i përket Kosovës, Michel ka thënë se Franca nuk kërkon nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe ka lëvduar hapat e Serbisë për bashkëpunim me tribunalin e Hagës dhe EULEX-in.
“Jemi të kënaqur për bashkëpunimin e Serbisë me EULEX-in dhe kemi vërejtur se problemet në bashkëpunim vijnë nga pala kosovare”, citohet të ketë thënë Michel, i cili sipas Blic, ka shtuar se Franca shpreson që për të gjitha problemet të gjendet zgjidhje diplomatik.
(s.g/telegrafi/BalkanWeb)