E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boston, më i magjishëm se Orlando

Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 09:28

Rajon Rondo shënoi 26 pikë, derisa Boston Celtics përmirësuan rekordin në 23-4 në shtëpi pas fitores ndaj Orlando Magic 91-80.

Rondo kontribuoi edhe me shtatë asistime, ndërsa Paul Pierce shtoi 18 pikë, Kevin Garnett 16 pikë dhe nëntë kërcime. Miami Heat shënoi fitoren e gjashtë të njëpasnjëshme, duke mposhtur Los Angeles Clippers me rezultat 97-79.

Realizuesi më i mirë te Heat ishte Dwayne Wade me 28 pikë dhe tetë kërcime. Amare Stoudemire shënoi 41 pikë me bilanc 17 prej 21 nga loja, derisa New Tork Knicks fituan 117-103 ndaj Philadelphias.

Syoudemire bëri edhe shtatë kërcime, dhuroi katër asistime dhe bllokoi katër gjuajtje të Knicks. Dahntay Jones shënoi 18 pikë, ndërsa Mike Dunleavy shtoi 17 në fitoren e Indiana Pacers ndaj New Jersey, 105-86.

Boston-Orlando 91-80
Boston: Rondo 26
Orlando: Howard 28

Miami–L.A. Clippers 97-79
Miami: Wade 28
L.A. Clippers: Griffin 21

New Jersey-Indiana 86-105
New Jersey: Lopez 13
Indiana: Jones 18

New York-Philadelphia 117-103
New York: Stoudemire 41
Philadelphia: Brand 28

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›