Bota dënon shpërthimet në Indonezi
Bashkësia ndërkombë-tare ka dënuar sulmet në Xhakarta të Indonezisë, ku pas shpërthimeve në dy hotele u vranë 9 njerëz dhe u plagosën mbi 50 të tjerë. Dy hotelet, “Ritz Carlton” dhe “Marriot” ndodhen në qendër të pjesës afariste të qytetit. Bashkimi Evropian i cilësoi shpërthimet si “akte brutale” dhe me një deklaratë u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave. Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Dejvid Miliband vlerësoi se, “këto sulme na kujtojnë sërish kërcënimin, i cili u kanoset njerëzve të racave dhe religjioneve të ndryshme nga ekstremistët e dhunshëm”, ndërsa ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, i quajti sulmet “të neveritshme”, duke theksuar se “ato konfirmojë nevojën për të qenë shumë vigjilent në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar”. Sulmi u dënua edhe nga presidenti amerikan, Barak Obama.