LSI, sfida ndaj një kompleksi
Elton METAJ
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po shkëmbejnë prej përfundimit të zgjedhjeve të 28 qershorit akuza të ashpra dhe shpeshherë etiketime aspak serioze. Mëria mes dy forcave politike, dikur aleate, është e madhe dhe diçka e tillë është lehtësisht e dallueshme. Në një farë mënyre, momenti i “larjes së hesapeve” pritej, por duket se ai po zgjat shumë. Nëse në një anë kemi një Parti Socialiste humbëse të zgjedhjeve, në anën tjetër LSI është qartësisht e fituar nga ajo çfarë ndodhi më 28 qershor. Për më tepër duke i mbijetuar edhe asaj që vetë LSI e cilëson si “masakër elektorale”, partia e Ilir Metës nuk duhet të bjerë sot në kurthin e socialistëve të mërzitur, të cilët mbetet të kalojnë edhe katër vjet në opozitë. LSI ka shumë arsye të mposhtë një kompleks brenda vetes dhe të shohë përpara, duke lënë pas sherret e vjetra me PS-në.
Së pari, Lëvizja Socialiste për Integrim mori një vendim të qartë për të ndërtuar shumicën e ardhshme qeverisëse me Partinë Demokratike. Ky ndoshta ishte pësimi më i hidhur për drejtuesit e selisë rozë, të cilët në vitet e fundit ideuan, ndërtuan dhe zbatuan një plan për ta tkurrur LSI-në. Në këtë mënyrë, Ilir Meta e mori revanshin e tij, qoftë edhe personal ndaj Edi Ramës, të cilin e mbështeti aq shumë dy vjet më parë në zgjedhjet vendore. Edi Rama e ka tashmë të qartë se ëndrra e tij për të fituar gjithçka kundër të gjithëve ishte dhe mbeti thjesht një ëndërr. Pikërisht në atë gropë që hapi për të varrosur LSI-në, u fundos edhe filozofia e drejtimit të PS-në dhe sigurisht fajtori kryesor për këtë mbetet kryetari i bashkisë. Ndaj Ilir Meta ka plot arsye ta quajë të përmbyllur mësimin që i dha një personi, të cilin e kishte cilësuar edhe mik apo kishte shpresuar ta gjente përkrahës në shumë beteja politike.
Së dyti, LSI nuk është sot një parti opozitare, ndaj ajo duhet t’i japë fund sjelljes si e tillë. Koha e opozitarizmit të partisë së Metës, që nisi në vitin 2004, përfundoi me votimin më 28 qershor dhe zyrtarizimin e aleancës së saj me Partinë Demokratike. Në këtë mënyrë, sjellja politike e kësaj force duhet t’i largohet në mënyrë graduale opozitarizmit dhe dëshirës për reagim. Duke dëshmuar pjekuri, nga Lëvizja Socialiste për Integrim pritet dëshmia e një standardi më të lartë të sjelljes si fitues, ndonëse i dëmtuar nga procesi i 28 qershorit. Ditët kur PS dhe LSI shtyheshin me njëra-tjetrën në opozitë për të zënë vend në spektrin e majtë, tashmë duhen harruar, pasi të paktën perspektiva e afërt e sheh partinë e Ilir Metës si pjesë të rëndësishme të qeverisjes së ardhshme.
Së treti, Lëvizja Socialiste për Integrim ka përgjegjësinë të angazhohet për të prodhuar një program qeverisës të qartë dhe real. Do të jetë kjo prova e parë e marrëdhënies së re Berisha-Meta, e parë me dyshime nga jo pak njerëz. Duke ndërtuar një program qeverisës me objektiva të qartë, bindës dhe transparent, PD dhe LSI do të japin sinjalin fillestar se bashkëpunimi mes tyre do të jetë produktiv. I takon pikërisht LSI-së, si një forcë balancuese e kontrolluese, por mbi të gjitha si një parti me prejardhje të majtë, të insistojë dhe përfshijë në detyrat e qeverisë së re disa hapa socialë, që ndodhen edhe në premtimet e fushatës së Ilir Metës. Në këtë mënyrë, ish-kryeministri socialist do të ketë mundësinë të thotë se u rikthye në qeveri për të mbajtur disa premtime dhe jo për inat të Edi Ramës apo për karrierë personale.
Së katërti, LSI nuk duhet të ngurrojë për të sigluar me Partinë Demokratike një plan politik katërvjeçar, që do të ishte mbështetja më e mirë për qeverinë e re që pritet të lindë në fillim të shtatorit. Këto dy forca politike janë të ndëshkuara nga numrat e 28 qershorit për të bashkëqeverisur, por projekti i tyre politik nuk mund dhe nuk duhet të kufizohet vetëm te bashkëqeverisja. LSI ka mundësinë të insistojë për t’u dhënë zgjidhje dy problemeve të pritshme politike, siç janë zgjedhjet vendore pas 18 muajsh dhe zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës pas 36 muajsh. Një dokument transparent në këtë drejtim do të shtonte edhe besimin publik se Berisha dhe Meta, jo vetëm mund të bashkëqeverisin, por edhe mund të jenë faktorë të rëndësishëm të zgjidhjes së problemeve politike.
Për këto dhe arsye të tjera, Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të bëhet promotore e dhënies fund të sherrnajës me socialistët. Edi Rama duhet lënë në hallin e tij, pasi vetëm në këtë mënyrë Partia Socialiste do të detyrohet të shohë veten në pasqyrë, do të detyrohet të mbyllë historitë me armiq e tradhtarë, do të detyrohet të provojë nëse ka forca të analizojë gabimet, do të detyrohet të testojë nëse ka energji për t’u ringritur, do të detyrohet të ndryshojë në radhë të parë veten. LSI dhe Ilir Meta, duke i dhënë fund një kompleksi politik që mund t’i shqetësojë, nuk duhet të shkojnë drejt qeverisjes me “kokën prapa”, por si të fituar nga 28 qershori.