Për Berishën dhe të tjerë!
Martin Leka
Kam kohë pa shkruar, sidomos për tema politike, për një arsye të thjeshtë; të një pakti me veten, për të qenë krejt indiferent për herë të parë që nga përmbysja e regjimit në një fushatë zgjedhjesh. Kjo jo se ka lidhje me mungesën e vetëdijes profesionale, por ndonjëherë është më mirë të mos thuash asgjë se sa të gumëzhish kot e të lodhësh jo vetëm veten, por t’u harxhosh kohën edhe të tjerëve të lexojnë ...“përrallat” e tua…
-Pse nuk i bie Berishës? Pse nuk i bie Ramës? Pse nuk i bie Metës? Po ky Nano, pse fshihet?... Këto janë pyetje që më lënë “top” të tulatur kur m’i bëjnë të njohur e të panjohur dhe me shkollë e pa shkollë…
Siç mund të kuptohet lehtë, pyetjet kanë për kryefjalë të tyre personazhe dominantë të politikës aktuale, por dhe të politikës që vijon me përmbysjen e komunizmit. Nga vetë pyetjet, legjitimiteti i të cilave është thjesht dhe vetëm brenda përmasave të gjykimit apo shqetësimit privat të pyetje-bërësve, kupton se përtej këtij interesimi rastësor, ka një problem dhe një opinion më të gjerë.
Këta katër personazhe po i vendos në qendër të shkrimit të sotëm, sigurisht, jo për t’iu përgjigjur njerëzve të kafeneve, por përtej këtyre, të paktën “të njohurve” e atyre “me shkollë’…
Sali Berisha. Dje doli në një konferencë shtypi. Thashë me vete “shpëtova” dhe kryeredaktorit të “Panorama” kësaj radhe nuk do t’ia vonoja shkrimin (siç bëj përgjithësisht). U ula pranë televizorit dhe po prisja frazat e kryeministrit. Me këtë rast, mendoja se do të kënaqesha dhe ata “pyetësorët” “Pse nuk i bie Berishës”! Mbajta shënime gjersa kryeministri falënderoi gazetarët dhe u largua nga salla e konferencave të shtypit të selisë së Qeverisë. Fillova të lexoj shënimet e mbajtura.
-Rezultati pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Normale. Në sinkron me ato që tha ditën e zgjedhjeve tek e ndiqnim me kolegët nëpër studio të ndryshme televizive dhe ku të gjithë e përshëndetëm (si edhe atë të Ramës) si qëndrim korrekt si asnjëherë tjetër në të tilla evenimente. Më kujtohet atë ditë kur Berisha tha se do të njoh çdo rezultat dhe çdo vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe se nuk shpall asnjë rezultat tjetër përveç atij të KQZ-së.
Më thuaj tani ti zotëri, çfarë të bëj? I bie të themi se e ka gabim?!... Jo shoku, unë nuk mendoj kështu!
Berisha tha se mandati i nëntë i Qarkut të Fierit që iu dha PS-së dhe që u vendos pas vendimit të KQZ-së për rinumërimin e votave të disa kutive votimi, edhe pse unë dhe njerëzit e mi përfaqësues mendojmë të kundërtën, është legjitim dhe unë e pranoj. E pranoj, sepse kam besim të plotë te përfaqësuesit e mi ligjorë në KQZ dhe ata kanë gjithë besimin tim. Po të mendosh me kokën pas 10, 15 apo 18 viteve, kjo mbase nuk mund të ishte një thënie e Berishës, por ja që jemi në vitin 2009, miku im. Dhe për hir të profesionit dhe korrektësisë, nuk mund të them se e ka gabim zoti kryeministër, edhe pse unë dhe kushdo tjetër mund të mendojë se duke ditur pozitat e tij politike të qëndrueshme paszgjedhore, mund të ketë edhe pak “inkoshiencë” brenda frazave.
Berisha më pas foli për Ramën, i cili kishte humbur shansin t’i telefononte pas zgjedhjeve, foli për reduktimin drastik të ankesave të subjekteve zgjedhore krahasuar me zgjedhjet paraardhëse etj., etj.
Foli më tej dhe tha qartë se kishte bashkëpunuar me liderin e opozitës për interesa madhore, si ndryshimi i Kushtetutës dhe hartimi i Kodit Zgjedhor. Edhe për këto, nuk ka arsye të kritikohet Berisha, edhe pse personalisht e kam kritikuar dhe vazhdoj të kem të njëjtën bindje se ndryshimet e atëhershme kushtetuese ishin një gabim. Por, kritikat i shkojnë pikërisht këtij bashkëpunimi të çuditshëm, i cili tregoi efektet e tij në këto zgjedhje dhe ka ende rrugë të hapur për më tej…
Berisha foli për koalicionin me Metën. Ai tha se sovrani dikton koalicione dhe kjo është gjë e mirë në demokraci. Në një rast të ngjashëm, unë do t’i shtrija dorën PS-së për koalicion, tha ai. Madje, edhe pas këtij koalicioni, për të cilin ai u shpreh se do të ishte i qëndrueshëm, unë sërish do t’i shtrij dorën e bashkëpunimit PS-së për probleme madhore e në shërbim të vendit.
Përfundimisht, nuk gjeta ndonjë gjë për të qenë në fjalën e Berishës dje gjë të re sa për të kënaqur ndonjë prej atyre që rëndom të sajdisin në pik’t’sabahut me “pse nuk i bie këtij e atij…”
Edi Rama, është ende në pozitat e veta legjitime për ta përfunduar si lider i opozitës procesin zgjedhor në format ligjore, edhe pse duket qartë se partia që ai udhëhoqi në opozitë këto katër vjet, do të jetë ende dhe për katër të tjera në opozitë. Dhe për këtë, sigurisht që ai ka përgjegjësi kryesore, sepse sa më lart në përgjegjësi, aq më të mëdha janë edhe përgjegjësitë që mban. Por, meqë procesi ligjor zgjedhor ende nuk ka përfunduar, edhe ne le të mbetemi në pritje…
Ilir Meta dhe partia e tij përfaqëson simbolin e persekucionit nga dy partitë e mëdha lidhur me Kodin Zgjedhor. Madje për këtë edhe personalisht, bëri sakrificë madhore, duke u futur në një grevë urie në Parlament. Në atë kohë, ai bëri një gabim të madh: pranoi në këtë sakrificë edhe jashtë familjes së vet politike me shpresë se do të rriste presionin, por që në fakt rezultoi boomerang.
Sa për koalicionin, ajo që duhet thënë tani, meriton të thuhet shumë më vonë. Që të mos keqkuptohemi: është hera e parë që ndodh një koalicion i tillë në Shqipëri. Dhe “pjella” nuk gjykohet pa i parë “fytyrën”…
Fatos Nano. Me liderin historik të socialistëve, politikanin që ka thyer mjaft tabu në politikën shqiptare, ndodh gjithnjë i njëjti fenomen. I turren të gjithë si mizat e bletës ta përzënë. Dhe sa ky “ikën”, sërish turren të gjithë po si mizat e bletës “ku iku, pse s’vjen”?!... Ajo që mund të thuhet tani për Nanon është ky fakt: PS bëri gabim që nuk e përfshiu në listat për deputetë. Po të isha në vend të Ramës, do ta vija Nanon të parin në listë në të gjitha qarqet e vendit…