E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kabineti qeveritar do zvogëlohet”

 

Kreu i qeverisë konfirmoi qëndrimin se kabineti i ri, megjithëse do të jetë në një koalicion me LSI dhe disa forca të tjera të koalicionit të djathtë, nuk do të ndryshojë. Por ndonëse nuk iu referua dikastereve konkrete, Berisha theksoi se administrata do të vazhdojë të zvogëlohet. I pyetur mbi qeverinë e re, Berisha tha se ajo nuk do të jetë gati deri para 10 shtatorit, për shkak të detyrimeve kushtetuese. “Ne nuk donim të demobilizonim administratën në 2 muaj. Në variantin më optimal, qeveria nuk mund të krijohet para datës 10 shtator. Parlamenti nuk mund të mblidhet para datës 4 shtator. Kryeministri është i detyruar, me Kushtetutë, të paraqesë programin brenda 10 ditëve nga emërimi i tij”, theksoi Berisha. “Buxheti i shtetit duhet hartuar,  ai është jetik për vendin dhe nuk mund t’i lihet hartimi i tij qeverisë që vjen. Qeveria që vjen do të ketë mundësinë ta shqyrtojë atë, por hartimin po e bën kjo qeveri, për arsye të afateve kohore. Sikundër, siç e shihni, po punohet me kapacitet të plotë në projektin e Shqipërisë evropiane”, vijoi më tej kreu i qeverisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›