E Diel, 1 Nëntor 2026

Bota, sa demokratike është sot?

Ndërkohë që bota po ndjek in
tensivisht zhvillimet për fush
atën presidenciale në SHBA,
një kriticizëm i fortë është
përcjellë nga opinioni botëror lidhur me
funksionimin e demokracisë. Afërsisht,
gjysma e qytetarëve në botë mendojnë se
zgjedhjet në vendet e tyre nuk janë të lira
dhe të ndershme; mbi 60% e opinionit
botëror bie dakord se qeverisja nuk
përkon me vullnetin e popujve në vendet
e tyre.
Këto shifra janë rezultat i sondazhit
botëror "Voice of the People", që zhvillohet
rregullisht nga "Gallup International"
dy herë në vit. Sondazhi është kryer nga
qershori deri në shtator 2008 në 55 vende
të botës, ku janë intervistuar 58600 njerëz,
të cilët përfaqësojnë pikëpamjet e më
shumë se 1.5 miliardë qytetarëve të botës.
Shqipëria është pjesë e këtij sondazhi.
Më poshtë paraqiten rezultate dhe
analiza që u referohen dy shtyllave të
demokracisë: transparencës së
zgjedhjeve dhe qeverisjes sipas vullnetit
të popujve.
Zgjedhjet, sa të lira e të ndershme
janë?
49% e opinionit botëror ka pohuar se
nuk beson që zgjedhjet në vendet e tyre
janë të lira e të ndershme, kundrejt 42% e
popullsisë botërore që janë optimistë për
transparencën e tyre.
Shifrat e mësipërme janë rezultante
diversitetesh të dukshme opinionesh mbi
besueshmërinë e zgjedhjeve, që shfaqen
midis rajoneve të ndryshme në botë. Kriticizmi
më i fortë për zgjedhje të lira dhe të
ndershme është deklaruar nga popujt e
Afrikës (21%) dhe atyre të Evropës Qendrore
e Lindore (29%). Optimizmi maksimal
është ballafaquar ndër vendet e
Evropës Perëndimore (64%). Por shifrat
entuziaste të evropiano-perëndimorëve
për një sistem transparent elektoral në
vendet e tyre duket se konkurrohen fuqishëm
nga ato pesimiste dhe dyshuese
të Afrikës (63%), Evropës Qendrore e Lindore
(57%), si dhe Amerikës Latine (55%).
Disi ndryshe qëndron puna në Amerikën
e Veriut (Po: 46%; Jo: 43%) dhe Azi (Po: 43%;
Jo: 50%) ku, me sa shihet, opinioni lidhur
me problemin zgjedhor në këto dy rajone
është ndarë më dysh.
Krahasuar me një vit më parë, nuk ka
sinjale se prirjet e opinionit, në lidhje me
transparencën e zgjedhjeve në nivel
botëror, janë në kahun rritës. Nga ballafaqimi
i rezultateve të sondazheve respektive
del se numri i të anketuarve, që janë
kritikë kundrejt pyetjes se sa të lira dhe të
ndershme janë zgjedhjet në vendin e tyre,
është rritur (2%) dhe paralelisht me ta
Rezultate të sondazhit global VOP, realizuar
nga "Gallup International Association",
qershor-shtator 2008
numri i atyre që shprehin mendime pozitive
në lidhje me këtë çështje është
zvogëluar (5%).
Evropa Perëndimore është rajoni që
shënon besueshmërinë më të lartë në nivel
global për transparencën e zgjedhjeve.
90% e vendeve me shkallë të lartë besueshmërie
për zgjedhje të lira dhe të
ndershme i takojnë këtij rajoni të kontinentit.
Lista përfshin Danimarkën (86%),
Suedinë (81%), Holandën (79%), Portugalinë
(70%), Zvicrën (70%) Islandën dhe
Spanjën (69%); i vetmi vend me besueshmëri
të lartë elektorale, jashtë listës së
kontinentit evropian, është Kanadaja
(70%).
Përkundrazi, Evropa Qendrore dhe
Lindore, Afrika e Azia kanë përqindjen më
të vogël të opinionit që beson në zgjedhje
demokratike: Ukraina (9%), Bullgaria
(11%), Nigeria (17%), Kameruni (21%),
Bosnjë-Hercegovina (22%), Moldavia
(24%), Filipinet (26%), Rusia (27%); Në
këtë listë rezultatesh minorene, vendin
më të mirë e zënë Pakistani dhe Shqipëria
(28%).
Vendet, te të cilat niveli i besimit në
zgjedhjet është rritur krahasuar me një vit
më parë, janë Polonia (66%, +25%), Kolumbia
(57%, +22%) dhe Pakistani (28%,
+12%). Përkundrazi, një rënie e ndjeshme
është regjistruar në dy vende të Ballkanit
Perëndimor, Bullgaria (11%, - 22%), tashmë
pjesë e Bashkimit Evropian dhe Bosnjë-
Hercegovina (22%, -19%).
Popujt, a qeverisen sipas vullnetit
të tyre?
Gjashtë në dhjetë veta në botë (64%)
janë pesimistë lidhur me qeverisjen e
vendeve të tyre sipas vullnetit të popullit
dhe vetëm 27% e opinionit botëror, pra
gjysma e shifrës së mësipërme, shprehet
pozitivisht lidhur me këtë çështje.
Nga një këndvështrim krahasues rezultatesh,
shihet se çështja e qeverisjes, sipas
vullnetit të popujve, është një problem
edhe më i kritikuar se ai i zgjedhjeve
të lira dhe të ndershme. Kriticizmi ka prurje
të konsiderueshme nga vendet e
Evropës Qendrore e Lindore, (Jo: 71%),
nga Amerika e Veriut (Jo: 65%), Amerika
Latine (Jo: 64%), Evropa Perëndimore (Jo:
61%), Azia (Jo: 61%) dhe Afrika (Jo: 58%),
pra nga e gjithë bota mbarë.
Krahasuar me 2007-ën, kahu i opinionit
botëror, edhe për çështjen e qeverisjes
nga sovrani, nuk duket se është pozitiv:
ka rënie të numrit të optimistëve (4%) dhe
rritje pesimistësh (1%).
Popujt, sipas rajoneve, që mendojnë se
qeverisen sipas vullnetit të popullit në vendet
e tyre
(Sipas Gallup International Association
- Voice of the PeopleTM 2008)
Rritja e besimit për një qeverisje sipas
vullnetit të popullit është regjistruar në
disa vende, si Venezuelë (69%, +18%),
Panama (36%, +14%), Pakistan (29%,
+10%) dhe Kolumbi (44%, +9%). Ndërsa
rënia e besimit është e ndjeshme në Senegal
(19%, -36% ), por dhe në Islandë (31%,
-25%), Hong Kong (39%, -18% ), Suedi
(33%, -16%) dhe Greqi (20%, - 15%).
Sociodemografia
Sipas këndvështrimit sociodemografik,
grup-moshat e reja janë më kritike
në lidhje me transparencën e
zgjedhjeve: vetëm 37% të grup-moshës
nën 30 vjeç besojnë se zgjedhjet janë të
lira dhe të ndershme në vendin e tyre,
kundrejt 50% të atyre mbi 50 vjeç.
Referuar gjinisë, meshkujt kanë prirje
të jenë më optimistë se femrat (44% kundrejt
40%). Arsimi dhe mirëqenia
ekonomike, duket qartë nga rezultatet, se
luajnë rol në perceptimin e nivelit
demokratik të zgjedhjeve: respektivisht
46% e njerëzve me arsim të lartë dhe 65%
e atyre me të ardhura të larta besojnë në
zgjedhje të lira dhe të ndershme, kundrejt
37% të atyre me arsim tetëvjeçar e më
poshtë dhe 54% me të ardhura të ulëta, të
cilët janë skeptikë për mënyrën e funksionimit
të sistemit elektoral.
Matrica e Stabilitetit Politik
Rezultatet deskriptive të sipërpërmendura
janë përdorur më tej për qëllime të
mirëfillta analitike, me objektiv matjen e
shkallës së sjelljeve demokratike në nivel
botëror dhe rajonal.
Për këtë arsye, por nga një tjetër këndvështrim,
le t‘iu referohemi edhe një herë
dy problemeve kyçe të demokracisë të çdo
vendi.
A janë të lira dhe të ndershme
zgjedhjet në vendin të tuaj?
A qeveriset vendi juaj sipas vullnetit
të popullit?
Me kombinimet e mundshme të
përgjigjeve nga këto dy pyetje, të gjithë të
intervistuarit janë organizuar në katër
subjekte demografike: Të Kënaqurit zbatimi
i demokracisë, Të Zhgënjyerit,
Të Pakënaqurit, Diletantët.
Të Kënaqurit nga zbatimi i demokracisë
- janë ata që besojnë se zgjedhjet janë të
lira e të ndershme dhe njëkohësisht se
vendi i tyre qeveriset sipas vullnetit të
popullit;
Të Zhgënjyerit - mendojnë se zgjedhjet
janë të lira dhe të ndershme në vendin e
tyre, por nuk besojnë se populli qeveriset
sipas vullnetit të tij;
Të Pakënaqurit - janë mosbesues si për
zgjedhje të lira dhe të ndershme, ashtu
dhe për qeverisje sipas vullnetit të popullit
në vendin e tyre;
Diletantët (ata që qëndrojnë jashtë problemit)-
nuk besojnë në zgjedhje të lira dhe
të ndershme, por janë të mendimit se vendi
i tyre qeveriset nga vullneti i popullit
(grupi i diletantëve është
ai më i vogli).
Katërshja e mësipërme, e organizuar
në një matricë, do të shërbejë në gjykimin
e sjelljeve demokratike, të cilat kanë lidhje
bilaterale me Stabilitetin Politik. Për këto
arsye kjo matricë është quajtur Matrica e
Stabilitetit Politik (MSP)
Matrica e Stabilitetit Politik
"Gallup International", bazuar në të
dhënat e sondazheve në nivel global dhe
duke i organizuar këto të dhëna në terma
statistike (%) në matricën e mësipërme, ka
filluar matjen e sjelljeve demokratike
botërore që nga viti 1999. Që atëherë e deri
më sot vihet re një rënie e vazhdueshme e
grupit të Të Kënaqurve nga demokracia.
Në vitin 1999, ky grup përbënte 32%
të popullsisë botërore; në sondazhin aktual
të vitit 2008 ata përbëjnë vetëm 20%,
pra brenda këtyre viteve është regjistruar
një rënie prej 12%. Po ashtu, për zhvillime
në po të njëjtin kah flasin statistikat e
grupit më pak entuziast të demokracisë, e
Të Pakënaqurve; ky grup ka një rritje
nga 38% në 41%, pra rreth 3% brenda së
njëjtës periudhë.
Matrica e Stabilitetit Politik, sipas rajoneve
botërore
Duke vazhduar arsyetimet në terma të
Matricës së Stabilitetit Politik, shihet se
grupi që dominon në botë është ai i Të
Pakënaqurve (41%). Më të spikaturit e
Të Pakënaqurve janë vendet e
Evropës Qendrore e Lindore (52%) dhe
Afrikës (50%). Evropa Perëndimore është
e fundit në listën e Të Pakënaqurve
(24% kundrejt 41%) dhe e para në listën e
Të Kënaqurve nga zbatimi i normave
demokratike (26% kundrejt 20%). Por,
referuar MSP, duhet thënë se Evropa
Perëndimore është më e kënaqura brenda
një kornize demokracie të brishtë,
sepse, në nivel botëror, vetëm 1 ndër 5
vetë (20%) besojnë paralelisht në transparencë
zgjedhjesh dhe në qeverisje sipas
vullnetit të popullit. Para së gjithash, vendet
e Evropës Perëndimore mund të cilësohen
Të Zhgënjyer, sepse të anketuarit
e këtij rajoni (33%) dominojnë listën
botërore të besimit për zgjedhje të lira dhe
të ndershme krahas mosbesimit për
qeverisje sipas vullnetit të popullit.
Por ç‘mund të thuhet vetëm për vitin e
fundit? Referuar vitit 2007, Të Kënaqurit
nga demokracia kanë pësuar një rënie
prej 7%; por ndërkohë si Të Pakënaqurit
dhe Të Zhgënjyerit janë zvogëluar
brenda kësaj periudhe (respektivisht me
3% dhe 4%). Por, a mund të interpretohet
ky rezultat si një farë ngecjeje procesi, një
"statukuo" zhvillimesh demokratike?
Përgjigjja nuk mund të jepet lehtë. Është
fakt i njohur se këto analiza janë të prirura
të japin konkluzione më të sakta, referuar
rezultateve statistike që përfshijnë periudha
kohore më të gjata se ato njëvjeçare.
Indeksi i Stabilitetit Politik
Një parametër që hedh dritë mbi proceset
dhe pasojat që lidhen me sjelljet
demokratike në vite është Indeksi i Stabilitetit
Politik (ISP), i cili përftohet nga
agregimi i të dhënave të Matricës së Stabilitetit
Politik.
ISP përcaktohet nga shprehja:
Indeksi i Stabilitetit Politik =Të Kënaqurit
nga Demokracia + Të Zhgënjyerit - Të
Pakënaqurit.
Në tabelën e mëposhtme janë dhënë
vlerat e ISP-së për rajonet e ndryshme të
botës, nga viti 2003 deri në 2008.
Indeksi i Stabilitetit Politik nga 2003-
2008
(Sipas Gallup International Association
- Voice of the PeopleTM 2003-2008)
Nga tabela e ISP shihet se gjatë vitit
2008 Indeksi i Stabilitetit Politik në nivel
global ka vlerë negative (-2%). Vetëm tri
rajone në botë kanë shënuar vlerësime
pozitive të këtij indeksi. Vlera më e madhe
e ISP-së është regjistruar në Evropën
Perëndimore (35%); më pas, me një distancë
të largët shifrash, vijnë Amerika e
Veriut (5%) dhe Azia (1%). Por nëse ISP i
vitit 2008 do t‘u referohej viteve nga 2003-
2007, atëherë rezultatet flasin ndryshe.
Kështu, ka një rënie të ISP-së prej rreth
15% për Evropën Perëndimore dhe rreth
19% për Amerikën e Veriut. Në rang
botëror, Indeksi i Stabilitetit Politik nga
2003-2007 ka pësuar një rënie rreth 11.5%.
Me gjithë rënien e ISP-së gjatë pesë
viteve të fundit në Evropën Perëndimore,
vendet me vlerën më të lartë të këtij indeksi,
edhe gjatë vitit 2008, mbeten kryesisht
ato të këtij rajoni: Danimarka, Holanda,
Suedia, Luksemburgu, Norvegjia, Zvicra,
Finlanda dhe Spanja.
Në fund të listës së ISP-së qëndron
Afrika (-29%) dhe Evropa Qendrore e Lindore
(-25%). Vendet e Evropës Qendrore e
Lindore, ku janë regjistruar vlera më të
vogla të ISP-së janë Ukraina (-65%), Bullgaria
(-60%), Bosnjë-Hercegovina (-42% ),
Moldavia (-38% ), Rusia (-30%) dhe Kroacia
(-24%). Por referuar vitit 2003,
megjithëse në pamje paradoksale, progresi
duket se i takon pikërisht Evropës
Qendrore e Lindore. Indeksi i saj ka një
rritje prej 7.25%, gjë që duhet t‘i kushtohet
rezultantes së ndryshimeve të këtij
rajoni në këto vite (futjen në BE të disa
vendeve, asociimi në NATO, pavarësia e
Kosovës), veçse nuk duhet harruar se kjo
rritje ndodhet ende brenda kornizës së
vlerave negative të ISP-së të shënuara në
këtë rajon.
Rezultatet e VOP në Shtetet e
Bashkuara
Referuar vlerave të VOP 2008, vetëm
43% e opinionit të SHBA-së beson në transparencën
e zgjedhjeve, kundrejt 46% të
atij që është shprehur mosbesues për to.
Përgjigjet pozitive të opinionit të SHBAsë
përbëjnë 1% më shumë se mesatarja
botërore (42%) ose 3% më pak se ajo e
nivelit rajonal (Amerikës së Veriut, 46%).
Nga 55 vendet e anketuara, opinioni i
SHBA-së renditet në vendin e 37-të; në
terma krahasuese me Kanadanë (70%),
SHBA-ja ndodhet 27% më poshtë se ajo
çka mendojnë fqinjët e saj veriorë për
demokracinë e zgjedhjeve në vendin e
tyre.
Për sa i përket problemit të qeverisjes,
sipas vullnetit të popullit, dy të tretat e
qytetarëve të SHBA-së (66%) janë mosbesues
kundrejt 21% që janë optimistë për
këtë çështje.
Lidhur me këtë opinion, SHBA renditen
në vendin e 42-të në listën e 55
vendeve të anketuara, duke qëndruar 6%
nën mesataren botërore dhe 5% më poshtë
se Kanadaja.
Duke zbatuar argumentet e Matricës së
Stabilitetit Politik për SHBA-në, të përftuara
nga sondazhi VOP 2008, del se grupi
dominues në SHBA është ai i skeptikëve
të dyfishtë, pra si për transparencën e
zgjedhjeve, ashtu dhe për qeverisjen sipas
vullnetit të popullit. Kështu, amerikanët,
në dallim nga evropiano-perëndimorët,
pikësëpari i përkasin grupit të Të
Pakënaqurve (39%); pastaj vijnë Të
Zhgënjyerit (21%) dhe në fund Të
Kënaqurit nga zhvillimet demokratike
(18%). Sipas këtij sondazhi, vetëm 3% e
qytetarëve të anketuar në SHBA mund të
cilësohen Diletantë.
Rezultatet e VOP në Shqipëri
Sondazhi i VOP, realizuar nga "TNS Index
Albania", në Shqipëri, ishte përfaqësues
i zonave urbane, me grupmoshat
mbi 18 vjeç.
28% e qytetarëve shqiptarë mendojnë
se zgjedhjet në vendin e tyre janë të lira
dhe të ndershme. Kjo vlerë është 14% nën
mesataren botërore (42%) dhe e krahasueshme
(vetëm 1% më pak) me mesataren
e rajonit të Evropës Qendrore e Lindore
(29%). Lidhur me këtë opinion, Shqipëria
renditet e 46-ta nga 55 vendet e
anketuara dhe e 9-ta nga 14 vendet e rajonit,
duke u renditur pas Kroacisë dhe
duke lënë prapa Bullgarinë, Rusinë, Bosnjë-
Hercegovinën, Moldavinë dhe
Ukrainën. Vendet me rezultate më të larta
në nivel rajonal janë Polonia (66%), Kosova
(60%) dhe Çekia (51%), ndërsa ato me
nivele më të ulëta janë Ukraina (6%), Bullgaria
(11%) dhe Bosnjë-Hercegovina
(22%).
Kur është fjala për qeverisjen sipas
vullnetit të popullit, vetëm 18% e opinionit
qytetar shqiptar e pohon këtë fakt. Shqipëria,
kundrejt kësaj çështjeje, renditet
e 45-ta në listën e 55 vendeve të anketuara,
duke qëndruar 9% nën mesataren
botërorë (27%); ajo zë një pozicion midis
vendit të 7-të dhe të 8-të në nivel rajonal,
me 1% më shumë se mesatarja e rajonit
evropiano-qendror e lindor (17%).
Në terma të Matricës së Stabilitetit Politik,
vendin e parë në Shqipëri, referuar dy
shtyllave të demokracisë, e zënë Të Pakënaqurit
(46.6%). Të Kënaqurit nga
demokracia në vend janë vetëm 11.4% e
qytetarëve shqiptarë dhe 13.1% janë Të
Zhgënjyerit. Duke ndarë pak a shumë
me sivëllezërit e tyre të Evropës Qendrore
e Lindore të njëjtin nivel kënaqësie (11.3%
kundrejt 14%), pakënaqësie (46.6% kundrejt
52% dhe ISP (-22.1% kundrejt -25%),
si dhe thuajse të njëjtin nivel zhgënjimi
(13.1% kundrejt 13%), shqiptarët ende
janë larg standardeve demokratike të
evropiano-perëndimorëve, të cilëve aq
shumë ëndërrojnë t‘u afrohen, t‘u përngjasin.
Rezultatet e mësipërme të sondazhit
VOP të "Gallup International" tregojnë se
rruga e gjatë dhe jo e lehtë është ende përpara
drejt një demokracie më të mirë, më
të fortë dhe më të qëndrueshme në botë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›