E Diel, 1 Nëntor 2026

Bota, sot me sytë tek Amerika

Kur një mësuese e klasës
së tretë fillore në Indonezi
pyeti nxënësit e saj se
çfarë donin të bëheshin kur të
rriteshin, përgjigjet që ajo mori
varionin nga profesioni i pilotit,
te mjeku e me radhë. Mes shumë
të tjerëve që shfaqën preferencat
e tyre, një djalë ngriti dorën dhe
tha: Dua të bëhem Barak Obama.
Sot, e gjithë bota po ndjek me
vëmendje Amerikën dhe votën e
saj historike presidenciale. Nga
rezultati i votimeve të 4 nëntorit
varet edhe ardhmëria e shumë
marrëdhënieve të Shteteve të
Bashkuara me pjesën tjetër të
planetit, marrëdhënie që gjatë
8 viteve të administratës Bush
janë dëmtuar, kanë pësuar kriza e
çarje e disa syresh kanë shkuar në
konflikte të përgjakshme. Sot, një
shumicë e madhe njerëzish mendojnë
se nëse Obama do të vijë në
Shtëpinë e Bardhë, përvoja e tij në
marrëdhëniet ndërkombëtare do
të kontribuojë në riparimin e dëmit
të shkaktuar nga paraardhësi
i tij, veçanërisht me luftën antipopullore
të Irakut. Rezultatet e
njëpasnjëshme të sondazheve të
fundit të realizuara në 70 vende të
ndryshme të botës kanë nxjerrë
në pah se pjesa më e madhe e
tyre janë pro ardhjes së Obamës
në Shtëpinë e Bardhë. Ditën e
fundit të fushatës, pjesa më e madhe
e gazetave në të gjithë botën
doli në mbështetje të kandidatit
demokrat. "Obama
në faqen e parë: "Vetëm Obama
mund të zhbëjë dëmin që i ka
shkaktuar administrata e Bushit
imazhit të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, veçanërisht në Lindjen
e Mesme". "Obama meriton
fitoren" shkruhej në "Irish Times".
Në Izraeli, ku MekKein është një
figurë popullore, një e përditshme
shprehte shqetësimin e saj për
një presidencë të mundshme të
Obamës, për shkak të vizionit të
tij për të zhvilluar bisedime diplomatike
me Iranin. Izraeli nuk
do që komuniteti ndërkombëtar
ta mbështesë Iranin, prej të cilit
kanë ardhur thirrje të vazhdueshme
për shkatërrimin e shtetit
hebre. Kandidimi presidencial i
Obamës, që në fazat e para të tij
është ndjekur me shumë interes
edhe në Afrikë, veçanërisht në
Kenia, vendi i të atit. "Të gjithë
jemi jashtëzakonisht të lumtur
për Obamën dhe po presim me
padurim që të festojmë fitoren",
deklaroi Malik Obama, vëllai i
kandidatit demokrat. Ndërsa në
qytetin bregdetar japonez, që
mban rastësisht emrin e Obamës
dhe që përkthehet "bregu i vogël",
fotografitë e kandidatit ndodhen
në të gjitha dyqanet e ndërtesat
dhe të gjithë janë përgatitur
për një fitore të madhe dhe për
festime të mëdha. Ethet elektorale
kanë qenë të larta edhe në
Vietnam, ku MekKein ka qenë i
burgosur lufte për 5 vjet rresht.
Njerëzit nuk janë kundër tij,
sepse pavarësisht se MekKein
erdhi për të pushtuar vendin,
më pas ai ndikoi shumë në përmirësimin
e marrëdhënieve
dypalëshe. Ndërsa në Pakistan,
një aleat i ngushtë i SHBA-së në
luftën kundër terrorizmit, të gjithë
e dinë se këto zgjedhje do të
kenë ndikim të madh jo vetëm në
Pakistan, por edhe në Afganistan
e vendet fqinje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›