Obama-MekKein, mbërrin përballja e madhe
Dje, kandidatët presidencialë
për në Shtëpinë e
Bardhë patën shanset
e fundit për të bindur
elektoratin. Demokrati Obama
dhe republikani MekKein hodhën
edhe "fishekët" e fundit
kundër njëri-tjetrit në shtetet që
konsiderohen si "fushëbetejat"
vendimtare të votës së sotme.
Sipas të gjitha sondazheve e
parashikimeve, kandidati demokrat
udhëheq bindshëm, ndërsa
republikani është përpjekur me
të gjitha mundësitë që humbja
e tij, nëse do të bëhet
sot realitet, të mos jetë një
"humbje historike". Pas
një fushate zgjedhore që
ka zgjatur thuajse 2 vjet,
kandidatët, në mbarim
të adrenalinës dhe fuqive,
i kanë dhënë fund
maratonës zgjedhore në
shtetet e tyre, Obama në
Ilinois dhe MekKein në
Arizona, prej nga edhe do
të ndjekin zhvillimet e votës
së sotme. Për fituesin zor se do
të ketë ndonjë ditë pushim gjatë
4 viteve të ardhshme. Atë e pret
një mal me sfida të mëdha brenda
dhe jashtë vendit, duke nisur me
ekonominë e duke përfunduar
me luftërat e hapura nga Bushi
në fronte të ndryshme që kanë
shënuar humbje të mëdha në
njerëz, duke i shkaktuar Amerikës
edhe humbje të reputacionit
në arenën ndërkombëtare. Një
ndër sfidat e tjera është edhe
përballja me një deficit buxhetor
prej 500 miliardë dollarësh. Këto
zgjedhje janë historike, sepse
interesi i njerëzve për të gjetur
"ilaçin" ndaj qeverisjes së Bushit
ka qenë i jashtëzakonshëm.
Miliona amerikanë kanë votuar
ndërkohë dhe sot priten radhë
të gjata njerëzisht në qendrat e
votimit. Edhe pjesëmarrja pritet
të jetë rekord. Kandidatët e
nisën ditën e fundit të fushatës
në Florida, vendi që i dha fitoren
e dyshimtë Bushit në vitin 2000,
kur kandidonte me demokratin
Al Gore. Senatori 47-vjeçar i
Ilinoisit, që ka shanset të shndërrohet
sot në Presidentin
e ri të Shteteve të Bashkuara,
hodhi mesazhet e fundit kundër
politikës së Bushit, duke
u ngjitur sërish në pikavarazh
përkundrejt kundërshtarit të tij.
"Pas dhjetëvjeçarësh politike të
keqe në Uashington, tetë vitesh
të dështuara të Bushit dhe 21
muajsh fushate që na ka çuar në
të gjitha cepat e vendit, jemi sot
vetëm një ditë larg ndryshimit",
është shprehur Obama përpara
elektoratit në Florida.
Ndërsa MekKein në përpjekjen
e tij të jashtëzakonshme
për t‘u ridhënë republikanëve
një tjetër mandat në Shtëpinë
e Bardhë, pavarësisht mungesës
së madhe të popullaritetit,
ka vazhduar të besojë në një
mrekulli të fundit. "Ustallarët
na e kanë hequr vizën dhe kundërshtari
im po mat perdet për
në Shtëpinë e Bardhë, por ajo
që ata dhe ai nuk dinë, është se
ne do të jemi fitimtarët e zgjedhjeve",
ka thënë MekKein në
takimin tij në Tampa të Floridës.
Nëse kjo do të ndodhë, atëherë
MekKeini 72-vjeçar do të jetë
personi më i moshuar që është
zgjedhur President i SHBA-së.
Fushata zgjedhore 2-vjeçare, e
cila vlerësohet të ketë pasur një
kosto prej 2 miliardë dollarësh,
do të vazhdojë edhe gjatë ditës
së sotme. MekKein do të ndalojë
në Kolorado dhe Nju Meksiko
para se të shkojë në Arizona.
Ndërsa Obama do të mbajë fjalimin
e fundit para votuesve në
Indianapolis, një shtet zakonisht
pro-republikan, por që këtë vit
"ka flirtuar" me Obamën. Amerikanët
do të votojnë në 51 zgjedhje
të veçanta në çdo shtet dhe
në Distriktin e Kolumbias. Secili
shtet voton në bazë të përfaqësimit
në kongres. Ai kandidat që
do të marrë 270 vota elektorale
do të jetë edhe fituesi i Shtëpisë
së Bardhë. Ndërsa Obama ka
shumë kombinime me shtete të
ndryshme për të marrë 270 votat,
rruga e MekKeinit është shumë
më e ngushtë.
për në Shtëpinë e
Bardhë patën shanset
e fundit për të bindur
elektoratin. Demokrati Obama
dhe republikani MekKein hodhën
edhe "fishekët" e fundit
kundër njëri-tjetrit në shtetet që
konsiderohen si "fushëbetejat"
vendimtare të votës së sotme.
Sipas të gjitha sondazheve e
parashikimeve, kandidati demokrat
udhëheq bindshëm, ndërsa
republikani është përpjekur me
të gjitha mundësitë që humbja
e tij, nëse do të bëhet
sot realitet, të mos jetë një
"humbje historike". Pas
një fushate zgjedhore që
ka zgjatur thuajse 2 vjet,
kandidatët, në mbarim
të adrenalinës dhe fuqive,
i kanë dhënë fund
maratonës zgjedhore në
shtetet e tyre, Obama në
Ilinois dhe MekKein në
Arizona, prej nga edhe do
të ndjekin zhvillimet e votës
së sotme. Për fituesin zor se do
të ketë ndonjë ditë pushim gjatë
4 viteve të ardhshme. Atë e pret
një mal me sfida të mëdha brenda
dhe jashtë vendit, duke nisur me
ekonominë e duke përfunduar
me luftërat e hapura nga Bushi
në fronte të ndryshme që kanë
shënuar humbje të mëdha në
njerëz, duke i shkaktuar Amerikës
edhe humbje të reputacionit
në arenën ndërkombëtare. Një
ndër sfidat e tjera është edhe
përballja me një deficit buxhetor
prej 500 miliardë dollarësh. Këto
zgjedhje janë historike, sepse
interesi i njerëzve për të gjetur
"ilaçin" ndaj qeverisjes së Bushit
ka qenë i jashtëzakonshëm.
Miliona amerikanë kanë votuar
ndërkohë dhe sot priten radhë
të gjata njerëzisht në qendrat e
votimit. Edhe pjesëmarrja pritet
të jetë rekord. Kandidatët e
nisën ditën e fundit të fushatës
në Florida, vendi që i dha fitoren
e dyshimtë Bushit në vitin 2000,
kur kandidonte me demokratin
Al Gore. Senatori 47-vjeçar i
Ilinoisit, që ka shanset të shndërrohet
sot në Presidentin
e ri të Shteteve të Bashkuara,
hodhi mesazhet e fundit kundër
politikës së Bushit, duke
u ngjitur sërish në pikavarazh
përkundrejt kundërshtarit të tij.
"Pas dhjetëvjeçarësh politike të
keqe në Uashington, tetë vitesh
të dështuara të Bushit dhe 21
muajsh fushate që na ka çuar në
të gjitha cepat e vendit, jemi sot
vetëm një ditë larg ndryshimit",
është shprehur Obama përpara
elektoratit në Florida.
Ndërsa MekKein në përpjekjen
e tij të jashtëzakonshme
për t‘u ridhënë republikanëve
një tjetër mandat në Shtëpinë
e Bardhë, pavarësisht mungesës
së madhe të popullaritetit,
ka vazhduar të besojë në një
mrekulli të fundit. "Ustallarët
na e kanë hequr vizën dhe kundërshtari
im po mat perdet për
në Shtëpinë e Bardhë, por ajo
që ata dhe ai nuk dinë, është se
ne do të jemi fitimtarët e zgjedhjeve",
ka thënë MekKein në
takimin tij në Tampa të Floridës.
Nëse kjo do të ndodhë, atëherë
MekKeini 72-vjeçar do të jetë
personi më i moshuar që është
zgjedhur President i SHBA-së.
Fushata zgjedhore 2-vjeçare, e
cila vlerësohet të ketë pasur një
kosto prej 2 miliardë dollarësh,
do të vazhdojë edhe gjatë ditës
së sotme. MekKein do të ndalojë
në Kolorado dhe Nju Meksiko
para se të shkojë në Arizona.
Ndërsa Obama do të mbajë fjalimin
e fundit para votuesve në
Indianapolis, një shtet zakonisht
pro-republikan, por që këtë vit
"ka flirtuar" me Obamën. Amerikanët
do të votojnë në 51 zgjedhje
të veçanta në çdo shtet dhe
në Distriktin e Kolumbias. Secili
shtet voton në bazë të përfaqësimit
në kongres. Ai kandidat që
do të marrë 270 vota elektorale
do të jetë edhe fituesi i Shtëpisë
së Bardhë. Ndërsa Obama ka
shumë kombinime me shtete të
ndryshme për të marrë 270 votat,
rruga e MekKeinit është shumë
më e ngushtë.