Trilluan dy pengmarrje, ndiqen penalisht
Dy persona janë dërguar
për ndjekje penale, pasi
kanë mashtruar policinë
për pengmarrje. Njëri rast është
shënuar në Tiranë, ndërsa tjetri
ka vënë në alarm Policinë e
Kukësit dhe atë të Vlorës. Jetmir
Koldashi ishte denoncuar nga
vëllai i tij si i marrë peng nga tre
persona të paidentifikuar,
ndërkohë që Përparim Gashi ishte
denoncuar nga daja i tij se e
kishin rrëmbyer teksa tentonte të
largohej ilegalisht drejt Italisë.
Por, pas zbardhjes së historive
përkatëse, policia ka dërguar për
ndjekje penale vëllain e Koldashit,
i cili ka mashtruar në denoncimin
e tij, ndërkohë që ka shpallur
në kërkim Gashin, i cili mendohet
se e ka simuluar pengmarrjen
për shkak të disa borxheve.
Rasti i Tiranës
Policia e Tiranës tha dje se,
katër ditë më parë, ishte njoftuar
nga familjarët për rrëmbimin e
Jetmir Koldashit. Altin Koldashi
ka denoncuar në polici se vëllai i
tij, Jetmiri, ishte marrë peng nga
tre persona me një makinë me
targa angleze. Menjëherë, policia
ka ndërtuar grupin hetimor dhe
kishte nisur punën për dokumentimin
e kësaj çështjeje. Por,
gjatë verifikimeve të realizuara,
duke marrë një sërë dëshmish, ka
rezultuar se Jetmir Koldashi, 27
vjeç, banues në Shkozë, nuk ishte
rrëmbyer. Dyshimet e policisë
janë vërtetuar dje në mëngjes,
kur "pengu" është paraqitur në
polici dhe ka rrëfyer ngjarjen. Ai
ka sqaruar për uniformat blu se
ditën që ka ikur, më datë 31 të
muajit të kaluar, kishte pasur një
debat në familje. Për këtë arsye,
ai ka vendosur të largohet për
disa ditë dhe është fshehur pranë
banesës së tij, tek një i njohur.
Megjithatë, kjo situatë ka penalizuar
vëllain e tij, Altin Koldashi,
19 vjeç. Sipas policisë, ai do të
ndiqet penalisht në gjendje të lirë
për njoftim të rremë në organet e
rendit. Policia arsyetoi se 19-
vjeçari ka gënjyer për rrethanat e
ngjarjet, duke trilluar pengmarrjen,
me qëllim gjetjen e vëllait
nga uniformat blu.
Rasti i kuksianit
Policia e Vlorës ka shpallur person
në kërkim 26-vjeçarin Përparim
Gashi, i cili dyshohet se ka
bërë kallëzim të rremë, duke vënë
në alarm Policinë e Vlorës dhe atë
të Kukësit. Burime nga grupi i
hetimit, që u ngrit për të shqyrtuar
çështjen e "rrëmbimit" të 26-
vjeçarit Gashi, thanë dje për
gazetën "Shqip" se, pas verifikimeve
rezultoi se bëhej fjalë për
një kallëzim të rremë, pasi ky shtetas
nuk ka qenë fare në Vlorë siç
pretendohej dhe nuk është rrëmbyer
nga askush. Policia e Vlorës
u angazhua për zbardhjen e çështjes
pas një telefonate të bërë në
sallën operative të qytetit bregdetar
pasditen e së dielës. Telefonata
mësohet se është bërë nga shtetasi
Rakip Matmuja, nga Kukësi,
i cili denonconte rrëmbimin e
nipit të tij 26-vjeçar, Përparim
Gashi. Sipas Matmujës, 26-
vjeçari kishte shkuar në Vlorë për
të marrë më tej tragetin për në
Itali, por në Vlorë e kishin rrëmbyer
katër persona me një furgon
mallrash, të ndihmuar edhe nga
një femër. Matmuja i tha policisë
se, nga kontaktet telefonike që
kishte pasur me nipin e rrëmbyer,
kishte mësuar se ai ishte çuar
në një fshat rreth 15 kilometra
larg Vlorës dhe mbahej i mbyllur
në një bodrum. Por pas një pune
intensive hetimore që ka zgjatur
gjatë gjithë natës duke u gdhirë e
hëna, Policia e Vlorës konstatoi se
Përparimi nga Kukësi nuk kish
ardhur fare në Vlorë dhe se rrëmbimi
ishte vetëm një inskenim i
tij. Pasi policia e vërtetoi se Përparimi
nuk ndodhej në Vlorë dhe
se nuk kishte asnjë pengmarrje,
ka komunikuar në telefon edhe
me vëllain e "pengut", i cili i ka
sqaruar policët se Përparimi është
në Kukës dhe nuk ka asnjë
pengmarrje. Sipas vëllait të Përparimit,
ai ka inskenuar pengmarrjen
pasi është "mbytur në borxhe"
në Kukës dhe kështu mund të
shmangte ata që i kërkonin paratë.
për ndjekje penale, pasi
kanë mashtruar policinë
për pengmarrje. Njëri rast është
shënuar në Tiranë, ndërsa tjetri
ka vënë në alarm Policinë e
Kukësit dhe atë të Vlorës. Jetmir
Koldashi ishte denoncuar nga
vëllai i tij si i marrë peng nga tre
persona të paidentifikuar,
ndërkohë që Përparim Gashi ishte
denoncuar nga daja i tij se e
kishin rrëmbyer teksa tentonte të
largohej ilegalisht drejt Italisë.
Por, pas zbardhjes së historive
përkatëse, policia ka dërguar për
ndjekje penale vëllain e Koldashit,
i cili ka mashtruar në denoncimin
e tij, ndërkohë që ka shpallur
në kërkim Gashin, i cili mendohet
se e ka simuluar pengmarrjen
për shkak të disa borxheve.
Rasti i Tiranës
Policia e Tiranës tha dje se,
katër ditë më parë, ishte njoftuar
nga familjarët për rrëmbimin e
Jetmir Koldashit. Altin Koldashi
ka denoncuar në polici se vëllai i
tij, Jetmiri, ishte marrë peng nga
tre persona me një makinë me
targa angleze. Menjëherë, policia
ka ndërtuar grupin hetimor dhe
kishte nisur punën për dokumentimin
e kësaj çështjeje. Por,
gjatë verifikimeve të realizuara,
duke marrë një sërë dëshmish, ka
rezultuar se Jetmir Koldashi, 27
vjeç, banues në Shkozë, nuk ishte
rrëmbyer. Dyshimet e policisë
janë vërtetuar dje në mëngjes,
kur "pengu" është paraqitur në
polici dhe ka rrëfyer ngjarjen. Ai
ka sqaruar për uniformat blu se
ditën që ka ikur, më datë 31 të
muajit të kaluar, kishte pasur një
debat në familje. Për këtë arsye,
ai ka vendosur të largohet për
disa ditë dhe është fshehur pranë
banesës së tij, tek një i njohur.
Megjithatë, kjo situatë ka penalizuar
vëllain e tij, Altin Koldashi,
19 vjeç. Sipas policisë, ai do të
ndiqet penalisht në gjendje të lirë
për njoftim të rremë në organet e
rendit. Policia arsyetoi se 19-
vjeçari ka gënjyer për rrethanat e
ngjarjet, duke trilluar pengmarrjen,
me qëllim gjetjen e vëllait
nga uniformat blu.
Rasti i kuksianit
Policia e Vlorës ka shpallur person
në kërkim 26-vjeçarin Përparim
Gashi, i cili dyshohet se ka
bërë kallëzim të rremë, duke vënë
në alarm Policinë e Vlorës dhe atë
të Kukësit. Burime nga grupi i
hetimit, që u ngrit për të shqyrtuar
çështjen e "rrëmbimit" të 26-
vjeçarit Gashi, thanë dje për
gazetën "Shqip" se, pas verifikimeve
rezultoi se bëhej fjalë për
një kallëzim të rremë, pasi ky shtetas
nuk ka qenë fare në Vlorë siç
pretendohej dhe nuk është rrëmbyer
nga askush. Policia e Vlorës
u angazhua për zbardhjen e çështjes
pas një telefonate të bërë në
sallën operative të qytetit bregdetar
pasditen e së dielës. Telefonata
mësohet se është bërë nga shtetasi
Rakip Matmuja, nga Kukësi,
i cili denonconte rrëmbimin e
nipit të tij 26-vjeçar, Përparim
Gashi. Sipas Matmujës, 26-
vjeçari kishte shkuar në Vlorë për
të marrë më tej tragetin për në
Itali, por në Vlorë e kishin rrëmbyer
katër persona me një furgon
mallrash, të ndihmuar edhe nga
një femër. Matmuja i tha policisë
se, nga kontaktet telefonike që
kishte pasur me nipin e rrëmbyer,
kishte mësuar se ai ishte çuar
në një fshat rreth 15 kilometra
larg Vlorës dhe mbahej i mbyllur
në një bodrum. Por pas një pune
intensive hetimore që ka zgjatur
gjatë gjithë natës duke u gdhirë e
hëna, Policia e Vlorës konstatoi se
Përparimi nga Kukësi nuk kish
ardhur fare në Vlorë dhe se rrëmbimi
ishte vetëm një inskenim i
tij. Pasi policia e vërtetoi se Përparimi
nuk ndodhej në Vlorë dhe
se nuk kishte asnjë pengmarrje,
ka komunikuar në telefon edhe
me vëllain e "pengut", i cili i ka
sqaruar policët se Përparimi është
në Kukës dhe nuk ka asnjë
pengmarrje. Sipas vëllait të Përparimit,
ai ka inskenuar pengmarrjen
pasi është "mbytur në borxhe"
në Kukës dhe kështu mund të
shmangte ata që i kërkonin paratë.