Bush: "Çfarë është G20-a"?
Një bisedë mes Kryeministrit
australian dhe
Presidentit amerikan, Bush,
rrezikon që të shndërrohet në
një incident demokratik mes
dy vendeve. Kjo, për shkak të
publikimit të disa detajeve
private të bashkëbisedimit
në shtypin australian. Gjatë
një telefonate parapërgatitore
mes të dy liderëve në
datën 10 tetor, u diskutua
edhe për planin e G7, për
koordinimin e kundërpërgjigjes
ndaj krizës financiare.
E ndërsa Kryeministri argumentonte
detajet që duhen
diskutuar në takimin e ardhshëm
të mesit të nëntorit
të G20-ës, Bush, sipas një
të përditshmeje australiane,
e pyet bashkëbiseduesin:
"Çfarë është G20"? Detajet
e dialogut janë mohuar nga
të dy liderët, megjithatë një
burim diplomatik australian
bën të ditur se "amerikanët
janë xhindosur nga dalja e
detajeve të bisedës". Sipas
këtij burimi, nëse amerikanët
do të vërtetojnë se nxjerrësi
i bisedës është Kryeministri
australian, atëherë mund të
krijohen probleme të mëdha
mes dy vendeve. Kryeministri
australian i ka mohuar
të gjitha dyshimet dhe një
përfshirje të mundshme të
tijën në publikimin e lajmeve
dhe, sipas tij, në bisedë nuk
ka pasur asnjë lloj pyetjeje
nga ana e Bushit, sikundër
thuhet në të përditshmen
australiane.
australian dhe
Presidentit amerikan, Bush,
rrezikon që të shndërrohet në
një incident demokratik mes
dy vendeve. Kjo, për shkak të
publikimit të disa detajeve
private të bashkëbisedimit
në shtypin australian. Gjatë
një telefonate parapërgatitore
mes të dy liderëve në
datën 10 tetor, u diskutua
edhe për planin e G7, për
koordinimin e kundërpërgjigjes
ndaj krizës financiare.
E ndërsa Kryeministri argumentonte
detajet që duhen
diskutuar në takimin e ardhshëm
të mesit të nëntorit
të G20-ës, Bush, sipas një
të përditshmeje australiane,
e pyet bashkëbiseduesin:
"Çfarë është G20"? Detajet
e dialogut janë mohuar nga
të dy liderët, megjithatë një
burim diplomatik australian
bën të ditur se "amerikanët
janë xhindosur nga dalja e
detajeve të bisedës". Sipas
këtij burimi, nëse amerikanët
do të vërtetojnë se nxjerrësi
i bisedës është Kryeministri
australian, atëherë mund të
krijohen probleme të mëdha
mes dy vendeve. Kryeministri
australian i ka mohuar
të gjitha dyshimet dhe një
përfshirje të mundshme të
tijën në publikimin e lajmeve
dhe, sipas tij, në bisedë nuk
ka pasur asnjë lloj pyetjeje
nga ana e Bushit, sikundër
thuhet në të përditshmen
australiane.