E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, pagesa me bono edhe për shtëpitë

 BLEDAR HOTITë gjitha legalizimet e banesave informale mund të paguhen me bono privatizimi, deri në 50 për qind të shumës. Qeveria ka miratuar dje projektligjin "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", duke i dhënë të drejtën banorëve të zonave informale që të paguajnë me bono privatizimi deri në gjysmën e shumës. Vendimi i mbrëmshëm i qeverisë përcaktohet se pavarësisht nga sipërfaqja që disponon personi që do të legalizojë banesën, shuma nuk bëhet në total në lekë, por edhe bono privatizimi. Ky vend prek ato banorë që kanë ndërtuar, si brenda apo dhe jashtë vijave të verdha të qytetit. "çdo pronar i ndërtimit pa leje, që trajtohet sipas shkronjave "a", "b", "c" dhe "ç",  të paragrafit të parë, të këtij neni, mund të paguajë me bono privatizimi deri në 50 për qind të vlerës së parcelës ndërtimore jashtë vijave të verdha", thuhet në propozimin e qeverisë që amendon nenin 19 të ligjit aktual. Propozimi tjetër prek sërish nenin 20, duke bërë që nga ky favorizim të përfitojnë dhe ato që kanë ndërtuar brenda vijës së verdhë së zonave urbane. "Në fund të nenit 20 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje: "çdo pronar i ndërtimit pa leje, që trajtohet sipas shkronjave "a", "b" dhe "c", të paragrafit të parë, të këtij neni, mund të paguajë me bono privatizimi deri në 50 për qind të vlerës së parcelës ndërtimore të vendbanimeve/ndërtimeve informale brenda vijave të verdha", thuhet në propozimin e Qeverisë. Në ligjin e mëparshëm, blerja e truallit me bono privatizimi realizohej vetëm në ato raste kur ndërtimi pa leje ka një sipërfaqe mbi 500 metër katrorë jashtë vijës së verdhë të zonës urbane dhe 300 metër katrorë brenda kësaj zone. "Për sipërfaqe mbi 500 m², sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë dhe deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi. Kur ndërtimi pa leje ka destinacion zhvillimin e veprimtarive social-ekonomike, pagesa e truallit realizohet sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë", thuhet në nenin 20 të ligjit. Nëse në një person për sipërfaqe prej 100 m2 jashtë vijës së verdhë duhet të paguante 100 mijë lekë të reja, tani me këtë ndryshim duhet të paguajë vetëm gjysmën e shumës në vlera monetare. Pjesën tjetër duhet ta paguajë me bono privatizimi. E njëjta gjë vlen për të gjitha sipërfaqet nga 100 m2 dhe mbi 500 m2. Për sipërfaqen deri 500 metër katrorë, shuma që paguhej ishte 400 mijë lekë. Për zonat urbane, për të legalizuar deri në 300 metër katrorë duhet të paguhet 400 mijë lekë të reja. Qeveria mori fillimisht vendimin për të lejuar përdorimin e bonove të privatizimit për një sipërfaqe të caktuar gjatë legalizimit. Kjo masë e tillë u argumentua me faktin se me pamundësinë që kanë banorët e këtyre zonave për të paguar me para në dorë. Ndryshimet në ligjNeni 19çmimi i shitjes në zonat informalePër parcelat ndërtimore jashtë vijave të verdha çmimi është si më poshtë:a) për sipërfaqe deri në 100 m² 100 mijë lekë;b) për sipërfaqe deri në 200 m² 150 mijë lekë;c) për sipërfaqe deri në 300 m² 200 mijë lekë;ç) për sipërfaqe deri në 400 m² 300 mijë lekë;d) për sipërfaqe deri në 500 m² 400 mijë lekë;dh) për sipërfaqe mbi 500 m² sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi. Kur ndërtimi pa leje ka destinacion zhvillimin e veprimtarive social-ekonomike, pagesa e truallit realizohet sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë.ShtohetNë fund të nenit 19 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:"çdo pronar i ndërtimit pa leje, që trajtohet sipas shkronjave "a", "b", "c" dhe "ç",  të paragrafit të parë, të këtij neni, mund të paguajë me bono privatizimi deri në 50 për qind të vlerës së parcelës ndërtimore jashtë vijave të verdha."Neni 20çmimi i shitjes brenda vijave të verdhaPër parcelat ndërtimore të vendbanimeve/ndërtimeve informale brenda vijave të verdha çmimi i shitjes është si më poshtë:a) për sipërfaqe deri në 100 m² 200 mijë lekë;b) për sipërfaqe deri në 200 m² 300 mijë lekë;c) për sipërfaqe deri në 300 m² 400 mijë lekë;ç) për sipërfaqe mbi 300 m² sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.Kur ndërtimi pa leje ka destinacion zhvillimin e veprimtarive social-ekonomike, pagesa e truallit realizohet sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë.ShtohetNë fund të nenit 20 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:"çdo pronar i ndërtimit pa leje, që trajtohet sipas shkronjave "a", "b" dhe "c", të paragrafit të parë, të këtij neni, mund të paguajë me bono privatizimi deri në 50 për qind të vlerës së parcelës ndërtimore të vendbanimeve/ndërtimeve informale brenda vijave të verdha."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›