Botërori, cilet kane ende shanse në Europë
Dash Frashëri
Të mërkurën do të luhen do të luhen ndeshjet e fundit eliminatore në grupe ku do të përcaktohen përfundimisht edhe emrat e skuadrave europiane, që do të marrin pjesë direkt në finalet e Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010” dhe ato që do të luajnë në plej-of, për të siguruar një biletë për Kupën e Botës pas përballjeve të dyfishta me ekipet e tjera që do të përfundojë në vendin e dytë.
Grupi 1
Danimarka e siguroi kualifikimin si fituesja e grupit. Portugalia (16 pikë) është favorit i qartë për vendin e dytë dhe një vend në ndeshjet e plej-ofit (14 dhe 18 nëntor). Suedia (15) dhe Hungaria (13) kanë akoma shanse teorike. Portugalia (pa Kristiano Ronaldon e dëmtuar) mund të sigurojë vendin e dytë në shtëpi kundër Maltës modeste. Suedia, që nga ana e saj do të luajë në shtëpi kundër Shqipërisë, është në pritje të një mrekullie nga Malta e vendit të fundit. Hungaria ka nevojë jo vetëm për një fitore ndaj Danimarkës së kualifikuar, por dhe dështimin e plotë si të Portugalisë dhe të Suedisë.
Grupi 2
Zvicra (20) dhe Greqia (17) do të luajnë një duel në distancë për fituesen e grupit. Izraeli (15) ka vetëm një shans minimal për të kapur vendin e dytë. Letonia (14) është në lojë vetëm teorikisht. Izraeli mund të shpresojë vetëm me një fitore kundër Zvicrës dhe një humbje të Greqisë me Luksemburgun, por askush nuk beson shumë në surprizën e këtij të fundit.
Grupi 3
Sllovakia (19) me një fitore kundër Polonisë mund të sigurojë për herë të parë pjesëmarrjen në një Kampionat Botëror, nëse Sllovenia (17) do të barazojë apo do të humbasë me San Marinon. Çekia (15) dhe Irlanda e Veriut (14), të cilat do të përballen me njëra tjetrën në Pragë, duhet të shpresojnë vetë, në një rezultat sensacional nga San Marino, për të kapur vendin e dytë.
Grupi 4
Gjermania e mbylli si fituese e grupit, ndërsa Rusia do të luajë në plej-of.
Grupi 5
Spanjë është në Afrikën e Jugut, ndërsa Bosnja në plej-of. Përballja midis tyre ka vetëm një vlerë: Bosnja mund t’i shkaktojë kampiones së Europës humbjen e parë.
Grupi 6
Anglia është fituese e grupit. Ukraina (18) i ka të gjitha shanset për të kapur vendin e dytë, pasi luan me Andorrën. Vetëm në rast se Andorra do të marrë pikë me Ukrainën, Kroacia (17) me një fitore kundër Kazakistanit mund të kapë vendin e dytë.
Grupi 7
Serbia është fituese e grupit. Franca luan në plej-of.
Grupi 8
Italia, kampione në fuqi e botës, u kualifikua për në finalet e Botërorit. Irlanda do të luajë në plej-of.
Grupi 9
Grupi me pesë ekipe i ka mbaruar ndeshjet. Holanda është fituese e grupit, ndërkohë që Norvegjia me golaverazh më të mirë së Skocia ka siguruar vendin e dytë. Gjithsesi, Norvegjia do të luajë në plej-of si vendi i dytë, duke shpresuar që Malta (kundër Portugalisë) dhe Shqipëria (kundër Suedisë) të arrijnë rezultate sensacionale.
Ekipet e kualifikuara europiane
Danimarka
Gjermania
Spanja
Anglia
Serbia
Italia
Holanda
Në plej-of
Rusia
Bosnja
Franca
Irlanda
Diego-Mesi, humbja është e ndaluar
Humbja është e ndaluar. Argjentina nuk duhet të gabojë përpara ndeshjes kyçe me Uruguain. Në shtypin argjentinas kritikat ndaj Kombëtares së drejtuar nga Maradona janë të shpeshta. “Si mund të kualifikohet një ekip, që mbrohet shumë keq, krijon në lojë shumë keq, dhe për më tepër që nuk shfrytëzon shanset që krikohen”, - shkruante gazeta sportive argjentinaese “Ole”. Trajneri Maradona, e për më tepër ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, kanë qenë shpesh nën akuzë në këto eliminatore. “Ne duhet të kualifikohemi. Kjo nuk diskutohet. Kjo është ndeshja e fudnit dhe ne duhet ta fitojmë”, - tha Pablo Aimar. “Ndeshja është jetësore për ne”. Gjithsesi, fitorja 2-1 në minutën e fundit kundër Palermos me golin e Martin Palermos, i ka dhënë jetë trajnerit Maradona.
Ndeshja kundër Perusë në raundin e fundit të grupit amerikanojugor të eliminatoreve të Botërorit që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut në vitin 2010 ka qenë vetëm një tjetër prezantim pa ngjyra i Linonel Mesit me bluzën e Argjentinës. Një Argjentinë që, mes të tjerash, nuk jeton momentin më të mirë të formës në historinë e saj. Gazeta “Il Clarin” shkruan për Mesin: “Vazhdon të jetë transparent, kur luan me përfaqësuesen”. Sulm i ashpër ai i shtypit amerikanojugor në drejtim të talentit të tyre. Dukshëm ata nuk mund ta shpjegojnë se si një super i talentuar si Mesi bën këtë dështim të madh dhe nuk arrin të konfirmohet në nivel botëror me bluzën e skuadrës së tij kombëtare. Edhe Maradona, trajneri i zgjedhur për të rikthyer Kombëtaren e madhe, është shumë pranë humnerës prej disa kohësh për shkak të rezultateve të dobëta.
Portugalia “qan” Ronaldon
Lojtari më i shtrenjtë i botës, Kristiano Ronaldo, do të mungojë katër javë për shkak të dëmtimit të tij në kavilje, duke munguar së pari në ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Maltës në Guimaraes. Gjithsesi, për trajnerin e Portugalisë, Karlos Keiroz, duket se kjo nuk përbën një problem, pasi Malta është kundërshtari më i dobët në grup me një golaverazh 0-22. Goli i fundit i Kristiano Ronaldos me Kombëtaren është shënuar gjatë Euro 2008 kundër Çekisë, duke i mbyllur kështu eliminatoret e Botërorit 2010 pa shënuar qoftë edhe një gol, pavarësisht se 24-vjeçari me 22 golat e shënuar me Portugalinë është golashënuesi i tetë më i miërë i të gjitha kohërave me luzitanët. Dëmtimi i pësuar në minutën e 25-të të ndeshjes ndaj Hungarisë do ta detyrojë talentin portugez të qëndrojë jashtë fushave për më shumë se një muaj. Kështu që duket se do të mungojë në ndeshjen e parë (21 tetor) dhe me shumë mundësi edhe në ndeshjen e kthimit (3 nëntor) në Champions League kundër Milanit.
Ikën Huntelar, afrohet Pavliçenko
Tashmë ka marrë ngjyra zyrtarizimi. Sulmuesi holandez, Klas-Jan Huntelar do të largohet në janar nga Milani, për shkak të paraqitjeve jo bindëse të ish-lojtarit të Ajaksit e Realit të Madridit. Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, drejtuesit e klubit italian kanë kohë që e kanë marrë vendimin, pasi kuqezintë e Silvio Berluskonit, nuk kanë ndërmend të presin që sulmuesi holandez, i afruar gjatë verës nga Reali i Madridit, të gjejë formën më të mirë dhe synojnë ta shesin. Italianët besojnë se sulmuesi i Totenhemit, Pavliçenko, është zëvendësuesi ideal. Te Milani gjatë muajit janar do të afrohet edhe Devid Bekham. Për anglezin do të jetë hera e dytë që do të bashkohet me klubin e famshëm italian. Në një situatë të vështirë është dhe trajneri Leonardo. Filipo Gali shihet si njeriu i emergjencës, ndërsa kandidatë potencialë janë Luçiano Spaleti dhe Marko van Basten.
13 Tetor 2009