Zyrtarët shtetërorë mbeten pa makina, shteti do t’ua shesë me ankand
Rreth 3500 makina shtetërore hiqen nga përdorimi për të kaluar në Rezervën e Shtetit. Vetëm 30 automjete me shofer do të mbeten për funksionarët më të lartë të shtetit
Ervin KOÇI
Qeveria do të shkurtojë më në fund shpenzimet e tepërta për automjetet e drejtuesve dhe zyrtarëve të ndryshëm të shtetit, duke ua hequr ato nga përdorimi. Duke parë koston e lartë të mirëmbajtjes së automjetit, nga shërbimi, karburanti dhe shoferët, qeveria vendosi të shkurtonte numrin e makinave në përdorim duke ulur dhe shpenzimet. Nga rreth 3600 makina që kanë pasur në përdorim administrata e lartë shtetërore dhe ajo publike, do të mbeten vetëm 30, të cilat do të kenë shofer. Ato do t’u përkasin autoriteteve më të larta shtetërore ku në bazë të projektit të hartuar nga Ministria e Financave, automjete me shoferë do të ketë vetëm për Presidentin e Republikës, kryetarin e Kuvendit, kryeministrin dhe ministrat. Sipas projektligjit "Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët politikë dhe nëpunësit civilë", i cili u miratua dje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave dhe në atë të Ligjeve, standardet që do të aplikohen janë, sipas atyre, europiane. Sipas ekspertëve të Ministrisë së Financave, shërbimi i transportit në mënyrën se si kryhej deri tani është shumë i kushtueshëm dhe shoqërohej me shpenzime të mëdha operative të mirëmbajtjes së automjeteve. Ata vlerësuan se shpesh, për nga mënyra se si administrohej, ky shërbim nuk u përgjigjej kërkesave për të përmbushur detyrat funksionale. Duke informuar mbi projektligjin ekspertët thanë se për transportin e zyrtarëve dhe funksionarëve projekti njeh detyrimin e shtetit që të krijojë lehtësirat e domosdoshme për veprimtarinë e tyre të përditshme zyrtare. Efekti financiar sipas trajtimeve të përcaktuara në këtë projekt, në total është 206 milionë lekë në vit, ku përfitojnë rreth 450 persona. Kostoja financiare për përfitues është 38 222 lekë në vit nga 1 524 mijë lekë në vit që është aktualisht.
Debate për makinat
Projektligji, i cili kishte për relator deputetin Enkelejd Alibeaj, parashikon që 374 makina të parablihen nga zyrtarët që i përdorin. Kjo do të thotë se zyrtarët e pasionuar pas makinave të shtrenjta që kanë në përdorim, mund t’i blejnë ato lehtësisht te Rezerva e Shtetit. Por drafti nuk kaloi pa debat, pasi deputeti i PD-së, Dashnor Sula, kundërshtoi pikën për heqjen e makinave për prokurorët. “Tani i bie që prokurorët e krimeve të rënda të shkojnë në punë me autobus”,- tha Sula në Komision. Nga ana tjetër, edhe kreu i KQZ-së, Arben Ristani, protestoi me anë të një letre, pasi sipas tij, anëtarët e KQZ-së kanë status të barabartë me gjyqtarët e lartë dhe makinat duhet t’i kenë në përdorim. Në këtë mënyrë, Komisioni i Ligjeve miratoi vetëm me një ndryshim projektligjin që rregullon transportin e zyrtarëve të lartë. Ndryshimi për të përfshirë në kategorinë e dytë për kompensim edhe anëtarët e KQZ-së u reflektua vetëm pas kërkesës që kryetari i këtij komisioni kishte dërguar në Kuvend.
Shitja me ankand
Vendimi i miratuar më 30 shtator nga Këshilli i Ministrave ka si plan reduktimin e shpenzimeve për mirëmbajtjen e automjeteve dhe uljen e numrit të tyre. Sipas draftit, do të jenë në total 3500 makina shtetërore, të cilat do të hiqen nga përdorimi për të kaluar te Rezerva e Shtetit, e cila më pas do t’i nxjerrë në ankand për t’i shitur. Pavarësisht asaj çka është thënë në publik nga kryeministri Sali Berisha, e vërteta është se automjetet i hequr nga përdorimi mund t’u kthehen sërish deputetëve ose zyrtarëve të tjerë, duke përdorur procedurën e shitjes me ankand. Ministria e Financave (e cila ka përgatitur projektvendimin), ka vendosur një nen në ligj, ku u jepet e drejta e parablerjes së automjetit atyre zyrtarëve që do t‘u hiqet nga përdorimi. Plani është që automjetet e hequra nga përdorimi me paratë e shtetit do të mblidhen në magazinat e Rezervës Shtetërore, e më pas do të shiten me ankand. "Të gjitha automjetet e tepërta, në dispozicion të ministrive, institucioneve qendrore dhe të varësisë, do të transferohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit për t‘u shitur me ankand, ku e drejta e parablerjes u takon funksionarëve (deputet, kryetar bashkie, kryetar enti, drejtor etj.)", përcakton Neni 8.
Makinat e zyrtarëve jo sipas meritës, por sipas kategorive
Të ndarë në katër kategori, zyrtarët e shtetit do ta përfitojnë në forma të ndryshme shërbimin e automjetit shtetëror dhe me shofer, nisur nga pozicioni që kanë. Sipas draftit, vetëm zyrtarët e lartë të shtetit dhe zyrtarët e lartë të Drejtësisë do të përdorin makina shtetërore me shofer. Pjesa tjetër e zyrtarëve do të marrin para në dorë, në formë bonusi, çdo muaj, për karburant. Në kategorinë e parë futen krerët më të lartë të shtetit, si presidenti, kryeministri, kryetarja e Parlamentit, ministrat, krerët e Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese, të Krimeve të Rënda, guvernatori i BSH-së, kreu i KLSH-së, i SHISH-it, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, krerët e partive më të mëdha në opozitë e maxhorancë, kryetari i Bashkisë së kryeqytetit dhe komandanti i Gardës së Republikës, të cilët kanë të drejtë të mbajnë automjet dhe shofer me shpenzime nga shteti në një masë të papërcaktuar. Për kategorinë e dytë të zyrtarëve bonusi është 35 mijë lekë dhe këtu përfshihen deputetët, zëvendësministrat, këshilltarët e presidentit, të Parlamentit, kryeministrit, drejtuesve të enteve rregullatore, komandantët e Forcave të Armatosura, zëvendësdrejtorët e Policisë dhe Shërbimit Informativ, kryetari i Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Akademisë së Shkencave, rektorët e universiteteve, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, drejtuesit e Prokurorisë dhe të Gjykatës së Krimeve të Rënda, të Shkallës së Parë dhe të Apelit. Këtij grupi tashmë do t’i shtohen edhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sa u takon deputetëve, shuma e përfitimit do të caktohet nga vetë ata, nisur nga zona elektorale që përfaqësojnë. Te kategoria e tretë përfshihen funksionarë të nivelit drejtor i Përgjithshëm, titullar institucioni, të cilët përdorin mjetet e institucionit ku punojnë me paratë e shtetit. Masa e përfitimit financiar do të vendoset nga qeveria sipas pozicionit, por që nuk e kalon 15 mijë lekë në muaj. Te kategoria e katërt përfshihen të gjithë punonjësit e tjerë të ministrive, institucioneve qendrore dhe të varësisë, të cilëve shërbimi i transportit, për të përmbushur detyrat, do t‘u ofrohet nga institucioni përkatës. Përdorimi i mjetit do të kryhet vetëm me urdhër të titullarit, sipas një programi të miratuar prej tij.
Shqiptarët shpenzojnë 36 milionë dollarë për makinat e pushtetarëve
Çdo vit taksapaguesit shqiptarë paguajnë rreth 36 milionë dollarë për makinat e zyrtarëve dhe shoferët e tyre. Por, Ministria e Financave mendon se shifra është më e lartë, pasi nga informacioni i kërkuar tek institucionet, nuk është siguruar materiali i plotë. Nga të dhënat zyrtare mësohet se në inventar kemi 374 automjete dhe 280 shoferë, që u shërbejnë ministrive dhe institucioneve qendrore. Kostoja mesatare e këtij shërbimi është 137 710 lekë në muaj. Ndërkohë, për institucionet e varësisë vërehet një numër më i lartë i automjeteve, të rritura çdo vit. Aktualisht janë rreth 3000 mjete transporti për institucionet e varësisë dhe rajonale, pa përfshirë këtu makinat e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Për këto makina, shpenzimet në total janë rreth 28 milionë dollarë, shifër e cila do të ishte shumë më e lartë nëse informacioni do të ishte më i plotë. "Mendohet që shpenzimet në vitin 2008 për mjetet e transportit janë rreth 36 milionë dollarë, shifër e cila zë rreth 10 për qind të shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes", - raporton Ministria e Financave. Sipas përllogaritjeve, kostoja mesatare e shpenzimeve për një makinë në muaj varion nga 80 mijë lekë në 150 mijë lekë. Zbatimi i variantit të ri për trajtimin financiar të zyrtarëve parashikon një efekt rreth 2.3 milionë dollarë, ku parashikohet të përfitojnë 450 persona. Në këtë efekt nuk futen makinat në dispozicion të administratës qendrore dhe të varësisë, pasi ato do të përcaktohen me vendim nga Këshilli i Ministrave. Si përfundim, kostoja mesatare për përfitues do të jetë 28 222 lekë në vit nga 1 524 144 lekë që ishte më parë, gjithnjë referuar Ministrisë së Financave.
Qeveria do të reduktojë afatet e pajisjes me licenca për biznesin
Kryeministri Sali Berisha mblodhi dje Task-Forcën për Reformën Rregullatore. Në këtë mbledhje u diskutua kryesisht për reduktimin në maksimum të afateve për pajisjen e subjekteve me leje dhe licenca, si dhe për reformën në sistemin e inspektimit. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha u shpreh se kjo Task-Forcë ka një mision jashtëzakonisht të rëndësishëm, që konsiston në avancimin e të gjitha reformave që zgjerojnë më shumë standardet liberale të ekonomisë së tregut, krijojnë klimën më të favorshme për investime, lehtësojnë të gjitha burokracitë ndaj bizneseve. “Nga kjo reformë, - u shpreh kryeministri, - varet i gjithë zhvillimi ekonomik, nxitja dhe inkurajimi i biznesit”. Kryeministri Berisha vlerësoi veprimtarinë e deritanishme të bërë nga Qendra Kombëtare e Licencave, por theksoi se kjo qendër e ka të domosdoshme për t’u shkëputur edhe më shumë nga burokracia e miqësive dhe institucioneve të tjera. “Kjo nënkupton afate shumë më të shkurtra në shërbimet që iu serviren qytetarëve. Shqipëria nuk mund të presë, biznesi nuk mund të presë”,- u shpreh kryeministri. Nisur nga vendimet e marra në këtë mbledhje, kryeministri Berisha kërkoi nga ministritë që të sjellin brenda një afati sa më shkurtër ndryshimet në kuadrin ligjor, në mënyrë që të nisë sa më shpejtë zbatimi i afateve të reja për marrjen e lejeve dhe licencave. Më tej u diskutua edhe lidhur me reformën në sistemin e inspektimit, e cila synon që eliminimi i pengesave dhe burokracive në regjistrim dhe licencim të plotësohet me eliminimin e pengesave në inspektim. Për këtë, kërkohet një kombinim i arritjeve në regjistrim dhe licencim me transformimin e modelit të inspektimit në Shqipëri.
14 Tetor 2009