Boterori i Klubeve/ Santos shkon ne finale
Botërori i klubeve njohu finalistin e tij të parë dhe ky finalist vjen nga Brazili. Santos mundi 3-1 skuadrën japoneze Kashiua Rejsol, në ndeshjen e luajtur në qytetin Tojota, dhe më 18 dhjetor do të diskutojë pëer trofeun e madh.
Skuadra nga Sao Paulo pati epërsi të plotë ndaj japonezëve të Kashiua Rejsolit, duke shënuar dy gola në 25 minutat e para të gjysmëfinales. Nejmar kaloi në epërsi brazilianët në 20’ dhe Borges shënoi golin e dytë, 4 minuta më pas, që të dy golat me goditje të shkëlqyera nga distanca.
Kashiua shkurtoi diferencën e golave kur Hiroki Sakai goditi me kokë një top të ardhur nga goditja e këndit 9 minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë. Gjithsesi, Santos reagoi shpejt dhe në 63’ realizoi një tjetër gol shumë të bukur me autor Danilon, që ekzekutoi në mënyrë të përsosur një goditje dënimi.
Santos është në këtë turne si fitues i Kupës Libertadores, ndërsa Kashiua si kampion i Japonisë, vendit mikpritës. Nesër, në orën 11:30 do të luhet në Jokohama edhe gjysmëfinalja tjetër, ajo mes kampiones së Europës, Barcelonës dhe kampiones së Azisë, Al Sad nga Katari.